E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me fondet e buxhetit, ndëshkime administrative për zyrtarët

Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me sanksione financiare ose gjoba, si vijon: a) Kur nëpunësit autorizues dhe/ose nëpunësi zbatues i një njësie shpenzuese të njësisë së qeverisjes së përgjithshme përdor paratë publike për qëllime të pamiratuara, dënohet me gjobë nga nëpunësi i parë autorizues, e cila varion nga 5-7 paga mujore; b) Kur nëpunësi autorizues i një njësie shpenzuese të njësisë së qeverisjes së përgjithshme merr angazhime, pa patur në dispozicion fondet, në kundërshtim me nenin 51, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga nëpunësi i parë autorizues me 7 paga mujore; c) Kur nëpunësi autorizues dhe/ose nëpunësi zbatues i një njësie shpenzuese të njësisë së qeverisjes së përgjithshme apo nëpunësi i thesarit lejojnë tejkalimin e fondeve të shpërndara buxhetore në kundërshtim me nenin 43, të këtij ligji, ose kryejnë pagesa, që tejkalojnë fondet e angazhuara në kundërshtim me nenin 55, të këtij ligji, dënohen me gjobë nga nëpunësi i parë autorizues, e cila varion nga 3-7 paga mujore; ç) Kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes vendore merr hua ose lëshon garanci jo në përputhje me paragrafin e dytë, të nenit 59, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga nëpunësi i parë autorizues, e cila varion nga 5-7 paga mujore; d) Kur nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme nuk dorëzon në kohë dhe sipas kërkesave, në kundërshtim me nenet 24 dhe 27, të këtij ligji, kërkesat dhe kërkesat, shtesë të programit buxhetor afatmesëm, dënohet nga nëpunësi i parë autorizues me masë administrative ose me gjobë në masën 1-3 paga mujore; dh) Kur nëpunësi zbatues nuk zbaton planin e arkës, në kundërshtim me paragrafin e fundit, të nenit 50, të këtij ligji, dënohet nga nëpunësi i parë autorizues me masë administrative ose me gjobë, në masën 1-3 paga mujore. e) Kur nëpunësi autorizues dhe/ose nëpunësi zbatues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme nuk përmbushin detyrimet për mbylljen e vitit buxhetor dhe nxjerrjen e llogarive vjetore të buxhetit, në kundërshtim me nenin 63, të këtij ligji, dënohen nga nëpunësi i parë autorizues me masë administrative ose gjobë në masën 1-3 paga mujore. ë) Kur nëpunësi zbatues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme kryen regjistrime në kontabilitet, pa dokumentacionin ligjor justifikues për ngjarjet dhe transanksionet ekonomike, dënohet nga nëpunësi i parë autorizues me masë administrative ose me gjobë, në masën 1-3 paga mujore.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›