E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefja e re e FMN-se premton me shume ndikim per ekonomite ne zhvillim

Ne konferencen e pare per shtyp si kryetarja e re e Fondit Monetar Nderkombetar Christine Lagarde u zotua se do te impenjohet per te ndihmuar edhe me shume ekonomite ne zhvillim si dhe do te largoje krizen financiare nga Eurozona.

Christine Lagarde i tha reportereve ne Washington se ekonomia globale po rimekembet nga kriza financiare por rritja ne vendet e zhvilluara po shkon mire ne nje kohe qe ka tregje ne lulezim si Kina apo India.

Per te reflektuar ndryshimet globale ne ekonomi Lagarde dha shembullin e ndryshimit ne postin e kreut te FMN. Ne kemi keto pllakeza tektonike qe po levizin per momentin dhe kjo duhet te reflektohet edhe ne kompozimin e drejtimit te FMN si dhe punesimin ne te. Nuk do te ishte keq nese do te jepnim vende perfaqesimi per tregjet ne lulezim per momentin tha Lagarde.

Bildunterschrift

Lagarde qe zevendesoi Dominique Strauss-Kahn ne kete post pas arrestimit te tij per ngacmime seksuale tani perballet me shume ceshtje brenda FMN-se dhe kryesorja eshte kriza europiane me kredite per Irlanden Portugaline dhe Greqine. Lagarde tha se bordi ekzekutiv do te rishohe situaten e Greqise kete fundjave.

Autor Aurel Borici/Agenturen

Redaktoi Angjelina Verbica

.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›