E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja e re Naco Rritet prodhimi i naftes

Një rregullore e re do të funksionojë në sektorin e hidrokarbureve dhe që do të jetë e detyrueshme për zbatim për kompanitë që operojnë në këtë fushë. Prezantimi i  projektit është bërë në minsistrinë e ekonomisë, ndërsa pritet miratimi nga qeveria.

“Në funksion dhe me synim realizimin e “rolit rregullator dhe kontrollues të Shtetit nëpërmjet organeve, institucioneve dhe strukturave përkatëse” në aktivitetet në sektorin e kërkim-prodhimit të hidrokarbureve. Zbatimi i kësaj “Rregulloreje” do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për institucionet dhe strukturat e administratës shtetërore, që mbulojnë aktivitetin e kërkim-prodhimit të hidrokarbureve, por edhe për të gjitha kompanitë e licensuara vendase dhe të huaja, që do të kryejnë Operacione Hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve”-tha Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço.

Ministri duke folur për situatën e kërkimit të hidrokarbureve, vuri në dukje faktin se prodhimi i naftës në vend, sidomos gjatë tre viteve të fundit ka ardhur në rritje.

“Në vitin 2008 u prodhuan rreth 577,5 mijë ton, nga të cilat rreth 361,7 mijë ton në kuadër të Marrëveshjeve Hidrokarbure, Në vitin 2009 u prodhuan rreth 576,6 mijë ton, nga të cilat rreth 397,9 mijë ton në kuadër të Marrëveshjeve Hidrokarbure. Në vitin 2010 u prodhuan rreth 737 mijë ton, nga të cilat rreth 605 mijë ton në kuadër të Marrëveshjeve Hidrokarbure. Për vitin 2011 prodhimi i naftës brut pritet të arrije në rreth 850 mijë ton, nga të cilat rreth 800 mijë ton do të prodhohen në kuadër të Marrëveshjeve Hidrokarbure”-theksoi Naço.

Në fushën e kërkimit të hidrokarbureve sipas ministrit janë investuar rreth 800 milionë dollar, ndërsa janë 14 kompani që operojnë në këtë sektor.

Taulanta Boja

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›