Si bëhen pranimet sipas sistemit Meritë-Preferencë
U bënë tashmë 5 vjet që në sistemin e pranimeve në universitetet publike të vendit, Ministria e Arsimit ka marrë përsipër të zbatojë parimin Meritë–Preferencë dhe të përcaktojë fituesit për çdo program studimi. Kërkesat e maturantëve për programe studimi janë 10, të renditura sipas preferencave të tyre, të cilat merren parasysh në klasifikimin përfundimtar. Me marrjen dhe hedhjen e këtyre kërkesave në bazën e të dhënave janë të gjithë elementet e nevojshëm për llogaritjen e pikëve të secilit maturant. Për përcaktimin e fituesve ndër kandidatët maturantë konkurrentë përdoret një program kompjuterik. Ky program rendit të gjithë kërkuesit për secilin program studimi, sipas rendit zbritës të pikëve. Më pas merr në konsideratë preferencat dhe i jep përparësi preferencës më të lartë.