E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekini dhe Riadi afrohen me njeri-tjetrin

Nese jane amerikanet apo kinezet ata qe jane konsumatoret me te medhenj te naftes ne bote per kete ekspertet kane mendime te ndryshme. Por eshte e padiskutueshme se Kina sot krahas SHBA eshte kthyer ne nje nga klientet me te mire te Arabise Saudite. Nje e pesta e nevojes per nafte te Kines mbulohet nga Arabia Saudite. Arabia Saudite eshte kthyer ne kete menyre per Kinen ne furnizuesin kryesor te arit te zi.

Por edhe ne drejtime te tjera eshte zgjeruar bashkepunimi ekonomik vitet e fundit - multimiliarderet e naftes blejne ushqime tekstile dhe mallra industriale ne Kine. Nderkohe shumica e importeve saudite mbajne vulen Made in China dhe jo Made in US. Tregtia bilaterale kap nderkohe shumen 40 miliarde dollare ne vit.

Edhe studente te Arabise Saudite shkojne gjithnje e me shume ne Kine per te studiuar atje. Dhe ka edhe sheike shume te pasur te naftes qe zakonisht shkojne per pazar ne Nju Jork Paris ose Londer te cilet tani shkojne per te blere mobilje ne Kine.

Pa nderhyrje ne punet e brendshme

Si shume vendeve afrikane edhe Riadit i pershtatet qe Pekini e ka parim qe te mos perzihet ne punet e brendshme te vendeve te tjera qe bashkepunimin nuk e lidh me kushte politike ose nuk ben pyetje te veshtira per te drejtat e njeriut. Keto pyetje kinezeve nuk u pelqen as vete qe ti degjojne. Vec kesaj veshtrohet jo pa deshire qe me bizneset ne lindjen e Larget dobesohet varesia nga tregu amerikan.

Kines nga ana tjeter i intereson para se gjithash plotesimi vetjak i nevojes energjitike ne rritje si dhe tregu ne Lindjen e Afert dhe te Mesme. Keshtu ne baze te te dhenave te analisteve rreth 90 firma kineze jane aktive ne Arabine Saudite midis tyre shume firma ndertimi. 20.000 punonjes kineze i fitojne parate ne Gjirin Persik.

Mosmarreveshjet jane te pranishme

Vemendjen ne medie e terhoqi nje biznes per ndertimin e nje linje hekurudhore midis qyteteve te shenjta islamike Mekka dhe Medina me nje vlere prej 18 miliarde dollaresh amerikane. Marreveshja per konsorciumin saudit-kinez u nenshkrua ne mars 2009 ne prani te presidentit Hu Jintao dhe te Mbretit Abdullah dhe u festua si programi i pare i perbashket ne nivel qeveritar. Por pa kaluar shume kohe nisi grindja. Sauditet lejojne ne Mekka vetem punonjes myslimane pati probleme toke buxhete qe nuk u respektuan dhe madje edhe protesta te punetoreve gje qe ne Arabine Saudite eshte dicka e rralle. Ne fund firma kineze e hekurudhes kercenoi madje me padi ne gjyq per shkak te humbjeve qe kishte pesuar.

Edhe ne nje fushe tjeter ka arritur ne kufijte e tij bashkepunimi midis Pekinit dhe Riadit. Keshtu SHBA mbeten furnizuesit kryesore me te rendesishem me arme per sauditet. Ne kete kuader Kina eshte shume larg se afruari vendit qe kane amerikanet. Kina nuk ka as plane qe tu ofroje sauditeve garanci sigurie. Ndersa SHBA kane baza ushtarake ne rajon njera prej tyre ne vete Arabine Saudite.

Author Ruth Kirchner/ Auron Dodi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›