Abuzimi me naftën 150 milionë euro
09/12/2008 Konfindustria përfundon studimin e plotë të kostove shtesë
Buxhuku: Pas privatizimit të ARMO-s, duhet patjetër një ent rregullator
Nga xhepat e konsumatorëve të karburanteve humbasin plot 150 milionë euro në vit. Kjo për shkak se importuesit abuzojnë me çmimin e tyre, duke ju faturuar konsumatorëve edhe kostot e transportit. Pikërisht në këtë situatë Konfindustria ndërmori një studim për të llogaritur të gjitha kostot shtesë që paguajnë shqiptarët. Sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ajo që është më e rëndësishme për të rregulluar tregun është një Ent i veçantë si në shumë vende të botës. Në kushtet e krizës financiare, për shkak se karburanti është pjesë përbërëse e kostove të të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve rritja relative e tij, ndikimi më i madh është në uljen e konkurrencës së prodhimit industrial e bujqësor të vendit, si dhe në rritjen e rrezikut të falimentimit në kushtet e tregjeve të hapura, me pasoja tepër të dëmshme në efektivitetin e ekonomisë në përgjithësi, punësim, mirëqenie.
Problemet
Konfindustria paraqiti dje përfundimet e vlerësimit të përgjithshëm për kostot shtesë të tregtimit të karburanteve në Shqipëri, për të ndërgjegjësuar institucionet shtetërore dhe gjithë opinionin publik për domosdoshmërinë e ndërhyrjes urgjente për rregullimin e tregut të karburanteve. Kostot e plota të tregut abuzues të karburanteve arrijnë në qindra milionë euro/vit. Të dhënat janë bazuar në informacionet e marra prej saj në muajt shtator - dhjetor 2008. “Kostot e plota nga abuzimi me cilësinë dhe abuzimi me vëllimin/matjen arrin të paktën në 120 milionë euro/vit. Vlera e mësipërme shkon në përfitim të operatorëve të tregut. Janë afërsisht 30 milionë euro të paguara nga konsumatorët për operatorët e karburanteve dhe të ardhura fiskale shtesë buxhetore në periudhën shtator – dhjetor 2008, si pasojë e mungesës së elasticitetit të çmimeve të tregut të karburanteve në Shqipëri. Kosto e përgjithshme e vlerësuar vetëm në 3 kostot e përgjithshme përkatëse është mbi 150 milionë euro në vit”, - thekson Buxhuku.
Kostot
Konfindustria ka analizuar edhe kostot shtesë sipas peshës së tyre në abuzimin e përgjithshëm me karburantet. “Kosto shtesë nga cilësia jashtë standardit e karburanteve/vlera minimalë abuzimit 20%. Është kosto kryesore abuzive, që qytetarët dhe biznesi e paguajnë sistematikisht në çdo kohë pavarësisht çmimit. Çmimet e larta mbahen pikërisht për të shtuar në maksimum hapësirat e nevojshme në vlerë financiare për abuzimin më cilësinë ë karburantit”, - thuhet në studim. Sipas Konfundustrisë, cilësia e dobët sigurohet nga përzierjet e karburanteve me nënprodhime të naftës jo të destinuara për karburant dhe tepër të dëmshme për mjedisin për naftën D2, shitjen e naftës D2 për D1 etj., përzierjen e benzinës me të ashtuquajturën “virgine”/benzinë e lehtë, etj. përzierje të palejueshme, që shtojnë volumin abuzivisht dhe ul ndjeshëm numrin e kilometrave të përshkuara nga mjetet, etj. “Këto janë mënyra të dënueshme dhe të palejueshme. Përgjegjësi kryesor institucional është Inspektorati Qendror Teknik”, - thuhet në studim. Nga ana tjetër, kosto minimale shtesë nga lëvizjet e çmimit në periudhën 3-mujore shtator - nëntor 2008 me vlerë të pa pasqyruar prej 13%.
Kursi i këmbimit
“Bazuar në vlerësimin analitik të periudhës shtator – nëntor 2008, duke pasur parasysh vlerësimin lek për dollarë amerikan dhe raportin e çmimit të karburantit në bursë/tregun shqiptar kundrejt fitimit të deklaruar mesatar të sektorit të tregtimit të karburanteve, del se ishte më e lartë në muajin shtator dhe tetor dhe zbriti në muajin nëntor pas mediatizimit të problemit”, - thekson Buxhuku. Konfindustria vërtetoi se tregu i karburanteve nuk funksionoi siç duhet duke dhënë shenja të qarta të mungesës së konkurrencës së nevojshme. “Për këtë arsye duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të karburanteve Konfindustria i kërkoi zyrtarisht Kryeministrit z. Sali Berisha krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si mjeti i vetëm publik efikas, që mund të ndërhyjë për shmangien e çrregullimeve të çmimeve në treg”, - thekson Gjergj Buxhuku. Sidomos në kushtet e mungesës së operatorëve publikë pas privatizimit të ARMO-s”.
Të dhëna
5 për qind është kosto minimale nga abuzimi në matje të vëllimeve të shitura në makineritë e pikave të pakicës së rrjetit të distributorëve.
Në masën 70 për qind rrjeti i distributorëve me pakicë kontrollohet direkt dhe indirekt nga tregtarët e shumicës.
Kosto minimale shtesë e makinave/makinerive të dëmtuara nga cilësia e dobët e karburantit kanë vlerë të pallogaritur. Duhet studim gjithëpërfshirës.
Kosto minimale shtesë e uljes së efektivitetit tërësor ekonomik dhe forcës konkurruese të prodhimeve dhe shërbimeve vendore për shkak të kostos shtesë së karburanteve ka vlerë të pallogaritur.
Kostot e investimeve në mbi 2 100 pika të tregtimit me pakicë të karburanteve, shumica prej të cilave mbijetojnë vetëm me mënyrat abuzive me standardet e cilësisë së matjeve.
Kosto buxhetore për IQT-në dhe Drejtorinë e Metrologjisë dhe Kalibrimit që nuk kryejnë detyrën publike.
Kosto shëndetësore me një vlerë të pallogaritur nga cilësia e keqe e karburantit. Duhet studim tërësor.
Kosto mjedisore me vlerë të pallogaritur. Amortizimi i shpejtë i makinave dhe makinerive ka ndikim thelbësor në mjedis, rehabilitimi i të cilave kërkon fonde të mëdha publike.