E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjia e festave zbret në dyqanet e kompanisë

09/12/2008  VODAFONE

Në këtë prag festash fundviti dyqanet Vodafone në të gjithë vendin do të mirëpresin të gjithë klientët Vodafone me shumë dhurata dhe oferta speciale të dizenjuara për të kaluar Krishtlindje të gëzuara në një eksperiencë të paharrueshme festive. Vodafone beson se komunikimi pasuron jetën e njerëzve dhe i jep vlerë çdo momenti, veçanërisht në ditët festive ku njerëzit festojnë, ndajnë dhurata, urojnë, jetojnë momente të veçanta pse jo dhe ëndërrojnë. Vodafone në këtë periudhe festash, ofron paketa speciale për thirrje dhe mesazhe në planet tarifore me parapagesë dhe ato familjare me kontratë, të cilat e bëjnë komunikimin më të lirë se kurrë dhe të përshtatshëm ndaj nevojave të ndryshme të klientëve tanë. Gjithashtu, dhuratat Vodafone do të jepen për të gjitha aktivizimet e reja të Vodafone Club, Vodafone Card dhe numrave me kontratë. Oferta është e vlefshme për një kohë të limituar. Qindra aparate celularë Vodafone, LG KU 950 TV mobile, mijëra bokse Vodafone, radio dhe shumë dhurata të tjera janë duke pritur klientët e rinj që do t’ i bashkohen familjes Vodafone gjatë festave të fundvitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›