Antitrafikët bllokojnë dy makina të vjedhura
09/12/2008 Njëra ishte grabitur në Serbi, tjetra në Itali
TIRANE- Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme kanë kryer bllokimin e dy automjeteve ku njëra i përket tipit “Wolksvagen Tourin”, me targa BG 625 WM dhe tjetra tipit “Benz ML” me targë VL 5868 C. Mësohet se ndalimi i dy mjeteve të sipërcituara është kryer pasi nga një kontroll i tyre, ka rezultuar se ato janë të makina të vjedhura. Me konkretisht makina e tipit “Wolksvagen Tourin” dyshohet se është vjedhur në shtetit italian. Pas verifikimit në sistemin kompjuterik u mësua se mjeti është futur nga porti i Durrësit nga shtetasi italian Pietro Florenzo. Ndërkohë që mjeti tjetër tip “Benz ML” rezulton i vjedhur në shtetin e Serbisë në vitin 2003. Dy drejtuesit e mjeteve u ndaluan nën e akuzën e trafikut të mjeteve motorike.