Abuzimi me pensionin, Gjykata e Tiranës ndëshkon “minatorin” e parë
Kadri Ponari u dënua me 60 mijë lekë gjobë për dëmin që i ka shkaktuar shtetit
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Tiranës ndëshkoi dje “minatorin” e parë për abuzim me pensionin. Gjyqtari penal, Ilir Çeliku, dënoi me gjobë Kadri Ponarin, i akuzuar për mashtrim. Sipas prokurorisë, i pandehuri Ponari, që gjykohej në gjendje të lirë, kishte përfituar prej kohësh pension duke paraqitur letrat se kishte punuar si minator. Gjatë këtij viti, institucioni i akuzës ka vënë në hetim një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke hedhur dyshimin se kanë abuzuar me pensionin e marrë prej shtetit. Për këtë çështje nuk kanë munguar dhe arrestimet. Përfaqësuesit e akuzës janë shprehur se personat që kanë abuzuar me pensionin jo vetëm do të rikthenin lekët e marra me pa të drejtë, por edhe do të vuanin pasojat e veprës penale që kishin konsumuar. Mirëpo vendimi i gjykatës flet vetëm për një gjobë dhe asnjë ndëshkim tjetër.
Procesi
I pandehuri Kadri Ponari është banor i lagjes “Kodër Kamzë” të Tiranës. Ky i pandehur, mbi bazë të dokumentacionit të falsifikuar, ka përfituar pension në mënyrë të kundërligjshme. Konkretisht, ai ka paraqitur pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë një vërtetim të lëshuar nga ana e Minierës së Qymyr-Gurit Mëzes, Tiranë, ku përshkruhet fakti se ky shtetas ka filluar punë nga data 10.01.1980 dhe ka punuar si punëtor nëntoke në këtë minierë deri më datë 30.11.1983. Nga verifikimet e kryera, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë ka rezultuar se, i pandehuri Kadri Ponari nuk ka punuar në këtë Minierë. Ky fakt vërtetohet mbi bazë të këqyrjes së regjistrave themeltar të punonjësve të ish-Minierës së Qymyr Gurit, Mëzes, Tiranë, si dhe me akt verifikimin e kryer nga vet Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Në këto kushte mbi bazën e kallëzimit te Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë me datë 23.05.2008 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar procedimi penal për të vijuar me hetimet e mëtejshme.
Hetimet
Në hetimet paraprake ka rezultuar se në dosjen e pensionit me nr. 154530, në bazë të dokumenteve të paraqitura nga vetë i pandehuri Kadri Ponari, librezë pune, është pasqyruar sikur i pandehuri kishte punuar në Minierën e Qymyr-Gurit Mëzes, Tiranë nga data 10.01.1980 deri me 30.11.1983 si punëtor nëntoke dhe nga data 05.12.1983-25.11.1993 në Minierën e Boksideve, Tiranë, përsëri si punëtor nëntoke. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se prej datës 10.01.19980 -25.11.1993, ky i pandehur ka jetuar e punuar në Tropojë. Nga verifikimi dhe krahasimi i këtyre dokumenteve të paraqitura nga ky shtetas me regjistrat dhe dokumentet arkivore ka rezultuar se i pandehuri Kadri Ponari nuk ka qenë për asnjë ditë punonjës nëntoke në Miniere. Ndërkohë që vetë i pandehuri në deklarimet e tij, pohon faktin që ai nuk ka punuar si punëtor nëntoke dhe se pensionin ja ka rregulluar një person të cilit nuk ja kujton emrin. Në hetimet përfundimtare rezultoi se i pandehuri, duke përdorur dokumente të falsifikuara si librezë pune dhe vërtetim për vitet e punës në Minierën e Qymyr-Gurit, Mezëz dhe atë të Boksideve ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit paratë e buxhetit të shtetit. Për këtë arsye gjykata vendosi ta dënojë me 66.667 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë gjobë. Shlyerja e gjobës nga i pandehuri Kadri Ponari, duhet të kryhet brenda dy muajve nga dita e marrjes së vendimit formë të prerë.
Abuzoi me telefonatat, ndëshkohet me gjobë
Tiranë - Gjykata e Tiranës e ka dënuar dje me gjobë Mariglen Sulën, që akuzohej për keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Burime nga kjo gjykatë shpjeguan dje se vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Broci. Prokurori i çështjes një seancë më parë kërkoi dënimin e Sulës me 300 mijë lekë gjobë. Ndërsa gjyqtari i çështjes, pasi dëgjoi të dyja palët, vendosi që Sula të dënohej me 80 mijë lekë. Sulës i është lënë kohë një vit për të paguar këtë shumë në buxhetin e shtetit.
Gjykata e Tiranës, prezantohet kryetari i ri
Tiranë - Një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës u prezantuan dje zyrtarisht me kryetarin e ri të kësaj gjykate. I pranishëm në këtë ceremoni të shkurtër, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ishte numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit prezantoi Artan Zenelin duke i kujtuar se sa e rëndësishme ishte posti që i ishte besuar pak ditë më parë nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Burime pranë kësaj gjykate treguan se jo të gjithë gjyqtarët ishin të pranishëm gjatë momentin të prezantimit zyrtar. Një pjesë e mirë e tyre, sidomos gjyqtarët e dhomës penale kanë vazhduar me axhendën e ditës me proceset.
11 Korrik 2009