Lushnje, tentoi të vriste me sepatë 40-vjecarin, në pranga i riu
LUSHNJE – Policia e Lushnjes prangosi një 26-vjecar, i dyshuar për tentativë vrasje. Sipas policisë, Dashnor Tarragjani tentoi të vriste me sëpatë 40-vjecarin Gazmir Kacabuni, pasditen e sotme në fshatin Kryekuq.
Mësohet se Tarragjani e ka goditur disa herë në trup dhe në kokë 40-vjecarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia po vijon hetimet për të qartësuar shkakun e ngjarjes dhe sherrin mes dy banorëve të fshatit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)