Abuzimi me tokat, lirohen kryekomunarët e Kasharit
Gjykata e Apelit ka liruar
ish-drejtuesit e Komunës
së Kasharit, të cilët
u akuzuan për dhjetëra
hektarë mbivendosje në
periferi të Tiranës. Hetimet e
prokurorisë u shfrynë dje në maksimum,
kur Apeli i ka përgjysmuar
dënimet ndaj 7 të pandehurve.
Përfundimisht ata u dënuan
vetëm me 15 vjet burg, nga 29 vjet
që kishte dhënë Gjykata e Shkallës
së Parë, ndërsa prokuroria
kishte kërkuar në shkallën e parë
dënimin e tyre me 50 vjet burg.
Dënimet
Ish-kryetari i Komunës së
Kasharit, që u shkarkua pas arrestimit
për abuzimet, Alfred Sulaj,
u dënua vetëm me 2 vjet e 8
muaj burg. Ai u ndalua në fillim të
muajit dhjetor të vitit 2007. Pra,
nga momenti i ndalimit e deri në
momentin e dhënies së vendimit
të formës së prerë, Sulaj qëndronte
në burg në harkun kohor të 19
muajve. Duke llogaritur kohën e
paraburgimit, Sulaj duhet ta lerë
qelinë këto javë. E njëjta situatë
paraqitet edhe me të arrestuarit
e tjerë. Bardhyl Kamberi u dënua
me 2 vjet burg dhe 400 mijë lekë
gjobë, Faik Fejzo u dënua me 3 vjet
burg me kusht, Islam Shera me
2.8 muaj burg, Ismail Sula me 2
vjet liri me kusht dhe Xhevahir
Hyka me 2 vjet e 6 muaj burg. Pra,
të sipërpërmendurit duhet ta
lënë qelinë këto ditë. Ndërsa i
vetmi që mund të qëndrojë në
burg është Shefqet Alikaj, i cili
është dënuar me 3 vjet burg e 600
mijë lekë gjobë.
Abuzimet
Problemi me pronat në Komunën
e Kasharit ka nisur që në vitin
2000, kur kryetar ishte Naim Karaj,
ndërsa kanë vazhduar edhe nga
pasardhësi Faik Fejzo dhe Alfred
Sulaj. Gjykata deklaroi me vendim
se të pandehurit kanë falsifikuar
dokumentet e pronësisë,
në bashkëpunim me ish-kryeplakun
e fshatit, me përgjegjësin
dhe dy punonjës të Kadastrës së
Kasharit. Sipas gjykatës, ata kanë
abuzuar me tapitë e tokës, duke
ua dhënë personave që nuk e
kishin atë në pronësi, kundrejt
ryshfetit. Bëhet fjalë për të paktën
150 mijë metra katrorë tokë
bujqësore, mbi të cilën tashmë
janë ndërtuar pallate dhe shtëpi
private. Të pandehurit akuzohen
për veprat "korrupsion pasiv",
"shpërdorim detyre˜", "falsifikim
të dokumenteve" dhe "mashtrim
në bashkëpunim".
Prokuroria
Fillimisht, grupi hetimor i çështjes,
i kryesuar nga prokurori Armand
Gurakuqi, kreu një studim të
të gjitha denoncimeve. Sipas
hetuesve, ishin rreth 15 mijë metra
katrorë tokë e rindarë, të cilat vlerësohen
në miliona euro. Toka, në kufi
me vijën e verdhë të Bashkisë së
Tiranës, vlerësohej me një çmim
më të lartë dhe ka qenë preferencë
e disa biznesmenëve për ndërtimin
e pallateve shumëkatëshe. Në
dosjen e prokurorisë, përgjimet
kanë kryer një rol të rëndësishëm
për zbardhjen e bisedave të ishkreut
të Komunës së Kasharit, Alfred
Sulaj, me djalin e dajës,
Xhevair Hykaj, të dy të arrestuar.
Nga biseda dukej qartë se Sulaj i ka
"dhuruar" kushëririt të tij mijëra
metra katrorë, e cila do të shfrytë-
zohej për ndërtimin e një objekti
shumëkatësh. Në vitet 2000-2007,
dhjetëra banorë të Komunës së
Kasharit kanë denoncuar skandalin
në Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës.
Qindra denoncime janë
regjistruar. Shtatë persona janë të
implikuar në mbivendosjen e
pronave, ku krahas tre krerëve të komunës,
përgjegjës janë edhe Islam
Shera, ish-kryeplak i Kasharit, si dhe
Shefqet Alikaj, me detyrë përgjegjës
i zyrës së Kadastrës. Ndërsa në rolin
e sekserit janë prangosur Ismail
Sulaj e Xhevair Hyka, njëri prej tyre
kushëriri i kryekomunarit Sulaj.
Ndërkohë, prokuroria deklaron se
ka një tjetër dosje me mbivendosjet
në Komunën e Kasharit.
Gjykata e Apelit:
Alfred Sulaj, 2 vjet e 8 muaj burg
Bardhyl Kamberi, 2 vjet burg dhe 400 mijë lekë gjobë
Faik Fejzaj, 3 vjet liri me kusht
Islam Shera, 2 vjet e 8 muaj burg
Ismail Sula, 2 vjet liri me kusht
Shefqet Alikaj, 3 vjet burg e 600 mijë lekë gjobë
Xhevahir Hyka, 2 vjet e 6 muaj burg
Gjykata e Tiranës:
Alfred Sulaj, 6 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë
Faik Fejzo, 4 vjet dhe 5 milionë lekë
Ismail Sulaj, 6.8 vjet dhe 2 milionë lekë
Shefqet Aliko, 3 vjet burg dhe 3 milionë lekë
Xhevair Hyka, 4 vjet burg dhe 4 milionë lekë
Bardhyl Kamberi, 2 vjet burg dhe 2 milionë lekë
Islam Shera, 3 vjet burg dhe 2 milionë lekë.
Konkluzionet e Prokurorisë:
Alfred Sulaj, 12 vjet burg
Faik Fejzo, 9 vjet burg
Islam Shera, 8 vjet burg
Shefqet Aliko, 6 vjet burg
Ismail Sulaj, 10 vjet burg
Xhevahir Hyka, 7 vjet burg
Bardhyl Kamberi, 3 vjet burg
ish-drejtuesit e Komunës
së Kasharit, të cilët
u akuzuan për dhjetëra
hektarë mbivendosje në
periferi të Tiranës. Hetimet e
prokurorisë u shfrynë dje në maksimum,
kur Apeli i ka përgjysmuar
dënimet ndaj 7 të pandehurve.
Përfundimisht ata u dënuan
vetëm me 15 vjet burg, nga 29 vjet
që kishte dhënë Gjykata e Shkallës
së Parë, ndërsa prokuroria
kishte kërkuar në shkallën e parë
dënimin e tyre me 50 vjet burg.
Dënimet
Ish-kryetari i Komunës së
Kasharit, që u shkarkua pas arrestimit
për abuzimet, Alfred Sulaj,
u dënua vetëm me 2 vjet e 8
muaj burg. Ai u ndalua në fillim të
muajit dhjetor të vitit 2007. Pra,
nga momenti i ndalimit e deri në
momentin e dhënies së vendimit
të formës së prerë, Sulaj qëndronte
në burg në harkun kohor të 19
muajve. Duke llogaritur kohën e
paraburgimit, Sulaj duhet ta lerë
qelinë këto javë. E njëjta situatë
paraqitet edhe me të arrestuarit
e tjerë. Bardhyl Kamberi u dënua
me 2 vjet burg dhe 400 mijë lekë
gjobë, Faik Fejzo u dënua me 3 vjet
burg me kusht, Islam Shera me
2.8 muaj burg, Ismail Sula me 2
vjet liri me kusht dhe Xhevahir
Hyka me 2 vjet e 6 muaj burg. Pra,
të sipërpërmendurit duhet ta
lënë qelinë këto ditë. Ndërsa i
vetmi që mund të qëndrojë në
burg është Shefqet Alikaj, i cili
është dënuar me 3 vjet burg e 600
mijë lekë gjobë.
Abuzimet
Problemi me pronat në Komunën
e Kasharit ka nisur që në vitin
2000, kur kryetar ishte Naim Karaj,
ndërsa kanë vazhduar edhe nga
pasardhësi Faik Fejzo dhe Alfred
Sulaj. Gjykata deklaroi me vendim
se të pandehurit kanë falsifikuar
dokumentet e pronësisë,
në bashkëpunim me ish-kryeplakun
e fshatit, me përgjegjësin
dhe dy punonjës të Kadastrës së
Kasharit. Sipas gjykatës, ata kanë
abuzuar me tapitë e tokës, duke
ua dhënë personave që nuk e
kishin atë në pronësi, kundrejt
ryshfetit. Bëhet fjalë për të paktën
150 mijë metra katrorë tokë
bujqësore, mbi të cilën tashmë
janë ndërtuar pallate dhe shtëpi
private. Të pandehurit akuzohen
për veprat "korrupsion pasiv",
"shpërdorim detyre˜", "falsifikim
të dokumenteve" dhe "mashtrim
në bashkëpunim".
Prokuroria
Fillimisht, grupi hetimor i çështjes,
i kryesuar nga prokurori Armand
Gurakuqi, kreu një studim të
të gjitha denoncimeve. Sipas
hetuesve, ishin rreth 15 mijë metra
katrorë tokë e rindarë, të cilat vlerësohen
në miliona euro. Toka, në kufi
me vijën e verdhë të Bashkisë së
Tiranës, vlerësohej me një çmim
më të lartë dhe ka qenë preferencë
e disa biznesmenëve për ndërtimin
e pallateve shumëkatëshe. Në
dosjen e prokurorisë, përgjimet
kanë kryer një rol të rëndësishëm
për zbardhjen e bisedave të ishkreut
të Komunës së Kasharit, Alfred
Sulaj, me djalin e dajës,
Xhevair Hykaj, të dy të arrestuar.
Nga biseda dukej qartë se Sulaj i ka
"dhuruar" kushëririt të tij mijëra
metra katrorë, e cila do të shfrytë-
zohej për ndërtimin e një objekti
shumëkatësh. Në vitet 2000-2007,
dhjetëra banorë të Komunës së
Kasharit kanë denoncuar skandalin
në Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës.
Qindra denoncime janë
regjistruar. Shtatë persona janë të
implikuar në mbivendosjen e
pronave, ku krahas tre krerëve të komunës,
përgjegjës janë edhe Islam
Shera, ish-kryeplak i Kasharit, si dhe
Shefqet Alikaj, me detyrë përgjegjës
i zyrës së Kadastrës. Ndërsa në rolin
e sekserit janë prangosur Ismail
Sulaj e Xhevair Hyka, njëri prej tyre
kushëriri i kryekomunarit Sulaj.
Ndërkohë, prokuroria deklaron se
ka një tjetër dosje me mbivendosjet
në Komunën e Kasharit.
Gjykata e Apelit:
Alfred Sulaj, 2 vjet e 8 muaj burg
Bardhyl Kamberi, 2 vjet burg dhe 400 mijë lekë gjobë
Faik Fejzaj, 3 vjet liri me kusht
Islam Shera, 2 vjet e 8 muaj burg
Ismail Sula, 2 vjet liri me kusht
Shefqet Alikaj, 3 vjet burg e 600 mijë lekë gjobë
Xhevahir Hyka, 2 vjet e 6 muaj burg
Gjykata e Tiranës:
Alfred Sulaj, 6 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë
Faik Fejzo, 4 vjet dhe 5 milionë lekë
Ismail Sulaj, 6.8 vjet dhe 2 milionë lekë
Shefqet Aliko, 3 vjet burg dhe 3 milionë lekë
Xhevair Hyka, 4 vjet burg dhe 4 milionë lekë
Bardhyl Kamberi, 2 vjet burg dhe 2 milionë lekë
Islam Shera, 3 vjet burg dhe 2 milionë lekë.
Konkluzionet e Prokurorisë:
Alfred Sulaj, 12 vjet burg
Faik Fejzo, 9 vjet burg
Islam Shera, 8 vjet burg
Shefqet Aliko, 6 vjet burg
Ismail Sulaj, 10 vjet burg
Xhevahir Hyka, 7 vjet burg
Bardhyl Kamberi, 3 vjet burg