Dezinfekton pulat, vetëhelmohet 65-vjeçarja
Një 65-vjeçare nga një
fshat i Rrethit të Elbasanit
rrezikon seriozisht
jetën nga helmi që ka
përdorur për dezinfektimin e
pulave. Ngjarja ka ndodhur
rreth orës 11:30 të së mërkurës,
në fshatin Griqan të
Komunës Labinot-Fushë. Sipas
burimeve të policisë
lokale, 65-vjeçarja Fatime
Çikoja ka spërkatur pulat në
kotec me një lloj medikamenti
të tipit "WILLOTOX", që zakonisht
përdoret për parazitët
e llojit "pulis". Pasi ka mbaruar
me dhjetë pulat, ajo ka
hedhur në kokën e saj pluhurin
e mbetur, pasi parazitët
kishin mbushur edhe flokët e
saj. Në pak minuta ajo është
gjetur e shtrirë dhe pa ndjenja
pranë kotecit të pulave, ku
të afërmit e kanë nisur menjëherë
për në spitalin e qytetit.
Sipas burimeve spitalore,
jeta e gruas rrezikohej
seriozisht dhe për këtë arsye
mjekët kanë vendosur ta nisin
për mjekim më të specializuar
në Spitalin Ushtarak
të Tiranës
fshat i Rrethit të Elbasanit
rrezikon seriozisht
jetën nga helmi që ka
përdorur për dezinfektimin e
pulave. Ngjarja ka ndodhur
rreth orës 11:30 të së mërkurës,
në fshatin Griqan të
Komunës Labinot-Fushë. Sipas
burimeve të policisë
lokale, 65-vjeçarja Fatime
Çikoja ka spërkatur pulat në
kotec me një lloj medikamenti
të tipit "WILLOTOX", që zakonisht
përdoret për parazitët
e llojit "pulis". Pasi ka mbaruar
me dhjetë pulat, ajo ka
hedhur në kokën e saj pluhurin
e mbetur, pasi parazitët
kishin mbushur edhe flokët e
saj. Në pak minuta ajo është
gjetur e shtrirë dhe pa ndjenja
pranë kotecit të pulave, ku
të afërmit e kanë nisur menjëherë
për në spitalin e qytetit.
Sipas burimeve spitalore,
jeta e gruas rrezikohej
seriozisht dhe për këtë arsye
mjekët kanë vendosur ta nisin
për mjekim më të specializuar
në Spitalin Ushtarak
të Tiranës