Shqiptarët, "kumbarë" mes maqedonasve e grekëve
Në takimet koordinuese që po
zhvillon udhëheqja politike
më e lartë e Maqedonisë për
çështjen e mosmarrëveshjes me Greqinë
mbi emrin e saj, me synimin për të
definuar edhe një herë tjetër pozitën e
vet në prag të raundit të pritshëm të
bisedimeve maqedonase-greke për
këtë çështje nën kujdestarinë e të dërguarit
special të OKB-së, Metju Nimic,
më në fund u përfshinë edhe shqiptarët.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë,
Antonio Milloshoski, vuri në dukje
këto ditë se përfshirja e shqiptarëve në
takimet koordinuese në planin e
brendshëm tregon për një solidaritet
më të madh brenda vendit, kurse në
planin e jashtëm është shprehje e unitetit
që ekziston në Maqedoni për këtë
çështje dhe i cili (uniteti) është mjaft i
nevojshëm për ndërmarrjen e hapave
cilësorë lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes
maqedonase-greke më se 15-
vjeçare, që po helmon marrëdhëniet
mes këtyre dy vendeve fqinje.
Në takimin koordinues të fundit që
zhvilloi udhëheqja politike më e lartë
e këtij vendi për këtë çështje dhe që u
thirr nga Presidentit i vendit, Gjorgje
Ivanov, krahas Kryeministrit Nikolla
Gruevski dhe ministrit të Jashtëm,
Antonio Milloshovski, mori pjesë edhe
një përfaqësues i shqiptarëve, konkretisht
zv.kryeministri Abdylaqim
Ademi. Mbas bisedimeve që u zhvilluan
në rezidencën presidenciale në
Vodno të Shkupit, shefi i diplomacisë
maqedonase, Antonio Milloshoski,
vuri në dukje se ai priste që ndërmjetësi
i OKB-së, Metju Nimic, t‘i thërriste
kryebashkëbiseduesit e të dyja
palëve (maqedonase dhe greke) në
Gjenevë, para se ai të vizitojë Shkupin
dhe Athinën për të biseduar mbi zhvillimet
eventuale të reja në mosmarrëveshjen
mes Maqedonisë dhe Greqisë.
"Duhet të tregojmë cilësi të reja në
mënyrën se si ne e trajtojmë këtë çështje.
Risi në takimin tonë të fundit ishte
se në të mori pjesë edhe zv.kryeministri
Abdylaqim Ademi, që do të jetë pjesë e
përpjekjeve koordinuese lidhur me këtë
çështje edhe në të ardhmen jo vetëm si
përfaqësues i partnerit tonë të koalicionit,
Bashkimit Demokratik për Integrim
(BDI), por edhe si përfaqësues i shqiptarëve
të Maqedonisë. Me këtë ne
duam të tregojmë seriozitetin tonë më
madh, që ne mbajmë në trajtimin e kësaj
çështjeje dhe se përgjegjësinë e mbajmë
së bashku. Qëndrimi që mbajnë shqiptarët
në Republikën e Maqedonisë
ndaj kësaj çështjeje është i drejtë dhe korrekt.
Kjo nuk është gjë tjetër veçse zyrtarizimi
i një ideje, e cila prej kohësh është
pjesë e qëndrimit të qeverisë sonë
ndaj kësaj çështjeje dhe ky është realizim
i kësaj ideje", theksoi Milloshoski.
Udhëheqja politike e Maqedonisë
në takimin e saj të fundit, sipas medias
vendëse, konfirmoi edhe një herë tjetër
se Maqedonia është gati për kompromis,
por jo për ndonjë kompromis të
njëanshëm, i cili nuk do të ishte asgjë
tjetër veçse një diktat. "Ndërmjetësi
Nimic ka përvojë dhe sigurisht që do të
vlerësojë se kur dhe si duhet të ndërmerret
afrimi i qëndrimeve përkatëse nga
ana e të dyja palëve. Ne vazhdojmë të
jemi aktivisht në favor të asaj që t‘i
shprehim sa më mirë dhe sa më qartë
pozitat tona lidhur me atë që mund të
përbëjë kompromis. E rëndësishme
është që në këto bisedime të mos ketë
as fitues dhe as humbës. Jemi për atë lloj
kompromisi ku do të ndjehemi të barabartë
për ruajtjen e dinjitetit dhe të parimeve
të të dyja subjekteve në këtë
mosmarrëveshje shumëvjeçare", nënvizoi
ministri i Jashtëm maqedona
zhvillon udhëheqja politike
më e lartë e Maqedonisë për
çështjen e mosmarrëveshjes me Greqinë
mbi emrin e saj, me synimin për të
definuar edhe një herë tjetër pozitën e
vet në prag të raundit të pritshëm të
bisedimeve maqedonase-greke për
këtë çështje nën kujdestarinë e të dërguarit
special të OKB-së, Metju Nimic,
më në fund u përfshinë edhe shqiptarët.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë,
Antonio Milloshoski, vuri në dukje
këto ditë se përfshirja e shqiptarëve në
takimet koordinuese në planin e
brendshëm tregon për një solidaritet
më të madh brenda vendit, kurse në
planin e jashtëm është shprehje e unitetit
që ekziston në Maqedoni për këtë
çështje dhe i cili (uniteti) është mjaft i
nevojshëm për ndërmarrjen e hapave
cilësorë lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes
maqedonase-greke më se 15-
vjeçare, që po helmon marrëdhëniet
mes këtyre dy vendeve fqinje.
Në takimin koordinues të fundit që
zhvilloi udhëheqja politike më e lartë
e këtij vendi për këtë çështje dhe që u
thirr nga Presidentit i vendit, Gjorgje
Ivanov, krahas Kryeministrit Nikolla
Gruevski dhe ministrit të Jashtëm,
Antonio Milloshovski, mori pjesë edhe
një përfaqësues i shqiptarëve, konkretisht
zv.kryeministri Abdylaqim
Ademi. Mbas bisedimeve që u zhvilluan
në rezidencën presidenciale në
Vodno të Shkupit, shefi i diplomacisë
maqedonase, Antonio Milloshoski,
vuri në dukje se ai priste që ndërmjetësi
i OKB-së, Metju Nimic, t‘i thërriste
kryebashkëbiseduesit e të dyja
palëve (maqedonase dhe greke) në
Gjenevë, para se ai të vizitojë Shkupin
dhe Athinën për të biseduar mbi zhvillimet
eventuale të reja në mosmarrëveshjen
mes Maqedonisë dhe Greqisë.
"Duhet të tregojmë cilësi të reja në
mënyrën se si ne e trajtojmë këtë çështje.
Risi në takimin tonë të fundit ishte
se në të mori pjesë edhe zv.kryeministri
Abdylaqim Ademi, që do të jetë pjesë e
përpjekjeve koordinuese lidhur me këtë
çështje edhe në të ardhmen jo vetëm si
përfaqësues i partnerit tonë të koalicionit,
Bashkimit Demokratik për Integrim
(BDI), por edhe si përfaqësues i shqiptarëve
të Maqedonisë. Me këtë ne
duam të tregojmë seriozitetin tonë më
madh, që ne mbajmë në trajtimin e kësaj
çështjeje dhe se përgjegjësinë e mbajmë
së bashku. Qëndrimi që mbajnë shqiptarët
në Republikën e Maqedonisë
ndaj kësaj çështjeje është i drejtë dhe korrekt.
Kjo nuk është gjë tjetër veçse zyrtarizimi
i një ideje, e cila prej kohësh është
pjesë e qëndrimit të qeverisë sonë
ndaj kësaj çështjeje dhe ky është realizim
i kësaj ideje", theksoi Milloshoski.
Udhëheqja politike e Maqedonisë
në takimin e saj të fundit, sipas medias
vendëse, konfirmoi edhe një herë tjetër
se Maqedonia është gati për kompromis,
por jo për ndonjë kompromis të
njëanshëm, i cili nuk do të ishte asgjë
tjetër veçse një diktat. "Ndërmjetësi
Nimic ka përvojë dhe sigurisht që do të
vlerësojë se kur dhe si duhet të ndërmerret
afrimi i qëndrimeve përkatëse nga
ana e të dyja palëve. Ne vazhdojmë të
jemi aktivisht në favor të asaj që t‘i
shprehim sa më mirë dhe sa më qartë
pozitat tona lidhur me atë që mund të
përbëjë kompromis. E rëndësishme
është që në këto bisedime të mos ketë
as fitues dhe as humbës. Jemi për atë lloj
kompromisi ku do të ndjehemi të barabartë
për ruajtjen e dinjitetit dhe të parimeve
të të dyja subjekteve në këtë
mosmarrëveshje shumëvjeçare", nënvizoi
ministri i Jashtëm maqedona