Ligje per sigurimin me “force” te bizneseve
Blerina Hoxha
Biznesi do te detyrohet nepermjet ligjeve dhe vendimeve qe te siguroje aktivitetin te kompanite e sigurimeve. Reformen ligjore ne ndihme te tregut te sigurimeve, qe aktualisht eshte me i pazhvilluari ne rajon, e ka lajmeruar Kryeministri Sali Berisha, dje, ne njevjetorin e krijimit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare. Kryeministri ka vene re se, ne bilancin e nje viti me pare, Shqiperia ishte kilometra larg standardeve te sigurimeve te vendeve te rajonit dhe larg standardit mesatar te vendeve te Bashkimit Evropian. Ndersa gjate ketij viti, tregu ne fjale eshte rritur 50%, por e verteta eshte se nevojat jane per nje rritje edhe mw te shpejte dhe ne kete rast do te ishte e domosdoshme per te gjetur stimuj per ta rritur edhe me shume. Me gjithe perpjekjet per te zgjeruar gamen e sherbimeve ne lemin e sektorit te sigurimeve, ambienti ne pergjithesi eshte ende i painformuar nga perfitimet dhe deri tani eshte i orientuar vetem ne sigurimet e detyrueshme, kryesisht te mjeteve motorike. Te ardhurat nga primet e shkruara tw sigurimit motorik zene peshen kryesore te aktivitetit sigurues jo-jete dhe perbejne 75,09 per qind tw te ardhurave te tij. Portofoli motorik eshte i orientuar drejt sigurimit te detyrueshem, 62,44 per qind e portofolit perbwhet nga ky lloj sigurimi. Vlen per t’u theksuar qe raporti deme/prime per tregun e sigurimeve ne masen 35% eshte i ulet, krahasuar me nivelin e vendeve te tjera te rajonit. Per me teper, ky raport eshte shume i ulet, duke marre parasysh qe sigurimet e detyrueshme zene vendin kryesor ne strukturen e sigurimeve. Kjo tregon qe demshperblimet ndaj klienteve nuk vleresohen ne masen e duhur prej shoqerive te sigurimit. Por, pavaresisht situates, ne te cilen ndodhet tregu i sigurimeve, eshte bere atraktiv per investitoret keto vitet e fundit. Te pakten tre kompani ne tregun e sigurimeve jane shitur vitin e fundit, nderkohe qe te tjera jane nw proces negocimi me investitore te huaj per shitje. Ashtu si edhe sektori bankar qe ka ngjallur masivisht interesin e investitoreve te huaj, tani ne fokus eshte tregu i sigurimeve. Ashtu si perhapja e bankomateve te bankave qe deri para pak vitesh nuk njiheshin as si nocion, sigurimi i pasurise dhe i jetes, ne vitet ne vijim mund te jete nje sherbim shume familjar per shqiptaret. Burimet nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare njoftojne se edhe shume kompani te tjera jane ne negociata per shitje dhe te interesuar jane investitore me emer te njohur te kesaj fushe ne arenen nderkombetare.