E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia dhe Perendimi drejt perplasjes mbi Kosoven

Nga Marc Champion
Marredheniet midis Moskes dhe Perendimit kane qene jo te mira kohet e fundit, por ato jane duke shkuar drejt nje niveli me te ulet kete muaj, ndersa beteja diplomatike mbi pavaresine e krahines se shkeputur te Kosoves hyn ne fazen e saj perfundimtare. Konflikti mbi Kosoven eshte pjese e nje prove te madhe diplomatike e vendosmerise midis Moskes dhe Perendimit. Mosmarreveshjet e tyre shkojne prej asaj se sa shume presion i duhet bere Iranit per te braktisur programin e tij berthamor deri te zgjerimi i Aleances ushtarake te NATO-s dhe mbrojtja amerikane kunder raketave ne vendet ish-komuniste te Evropes.
Te merkuren hyri ne fuqi vendimi i Rusise per te ndaluar aderimin ne Traktatin mbi Forcat Konvencionale ne Evrope, i cili ka kufizuar levizjen dhe dislokimin e armeve te renda ne Evrope prej perfundimit te Luftes se Ftohte. Kjo per momentin eshte nje levizje kryesisht simbolike, thone diplomatet perendimore, por ata jane te shqetesuar mbi rritjen e tensioneve midis Rusise dhe Perendimit mbi konfliktet territoriale nga Ballkani deri ne Kaukaz.
Kosova ka qene nen kontrollin e OKB-se prej 1999, kur nje fushate e bombardimeve te NATO-s i dha fund nje fushate ushtarake serbe qe synonte te debonte shumicen etnike shqiptare te Kosoves. Lidershipi i Kosoves eshte duke kembengulur per pavaresi, por
Serbia nuk eshte e gatshme te jape ate qe ajo e konsideron si shtepine e saj fetare dhe historike. Pozicioni i Serbise eshte mbeshtetur nga Moska, e cila ka te drejten e vetos ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
Ministrat e Jashtem te BE-se do te takohen sot per te diskutuar mbi rezultatin e nje perpjekjeje te fundit negociatash 120-ditore diplomatike, te drejtuara nga nje Trojka e perbere prej diplomateve te BE-se, Rusise dhe SHBA, per te bindur serbet dhe shqiptaret e Kosoves qe te bien dakord mbi nje status te perhershem te krahines. Bisedimet e fundit ishin nxitur nga Moska, kur ne qershor ajo bllokoi nje rekomandim per Keshillin e Sigurimit, dale nga raundi i meparshem i ndermjetesimit per te vendosur nje "pavaresi te mbikeqyrur" per Kosoven. Por bisedimet shtese kane deshtuar serish per te siguruar arritjen e nje marreveshjeje, sipas raportit perfundimtar, i cili iu paraqit te premten Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon.
SHBA dhe pjesa me e madhe e vendeve te BE-se tani deshirojne te imponojne planin fillestar per nje pavaresi te mbikeqyrur. Ato thone se asnje lloj bisedimi shtese midis serbeve dhe kosovareve nuk do te prodhoje nje marreveshje, ndersa po te vazhdohet te kundershtohet kerkesa e shqiptareve te Kosoves per pavaresi, ka shume te ngjare qe te shpertheje dhuna.
Moska thote se ajo deshiron qe bisedimet te vazhdojne derisa te dyja palet te bien dakord. Duke u perplasur serish me Sekretaren amerikane te Shtetit, Kondoleza Rajs, ne nje takim te NATO-s, te premten, ne Bruksel, ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov, serish paralajmeroi se lejimi i Kosoves per t'u shkeputur nga Serbia do te vendose nje precedent te rrezikshem dhe do te vendose stabilitetin e Evropes ne nje "pozicion teper delikat".
Moska ka nje rol per te luajtur ne percaktimin e asaj se cfare precedenti do te vendose shkeputja e Kosoves nga Serbia. Boris Gryzlov, drejtues i Partise pro-Kremlinit "Rusia e Bashkuar" dhe qe ka shume te ngjare te rikthehet si drejtuesi i Parlamentit te ardhshem rus, deklaroi kohet e fundit se Duma do te debatoje ne janar, nese duhet te njihen pretendimet per pavaresi nga territoret separatiste, te mbeshtetura nga Moska, te Abkhazise dhe Osetise se Jugut, ne Gjeorgjine fqinje. Ai e lidhi kete vendim me Kosoven. Qeveria gjeorgjiane u kunderpergjigj, duke thene se nje levizje e tille do te conte drejt nje konflikti te armatosur.
Brenda Kosoves, Moska ka bere te ditur se ajo mund te bllokoje zgjerimin e misionit te monitorimit prej 1000 vete te OSBE-se, u deklaroi gazetareve ne Bruksel, muajin e kaluar, Tim Guldimann, shefi i ketij misioni. Kjo do te hiqte nje sistem, i cili ndihmonte ne mbrojtjen e te drejtave te minoritetit serb prej 10%, te shperndare ne te gjithe Kosoven.
BE-ja i ka perdorur muajt prej qershorit per te pergatitur koreografine komplekse diplomatike te nevojshme per te zgjidhur statusin e Kosoves, derisa Rusia bllokoi miratimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Te premten, udheheqesit e BE-se ne nje takim te rregullt pritet te rikonfirmojne angazhimin mbi planin per nje pavaresi te mbikeqyrur te Kosoves, duke perfshire vendosjen e nje ekipi prej 2000 vete te BE-se per te zevendesuar administraten aktuale te OKB-se ne Kosove, pohuan diplomate te angazhuar me pergatitjet e ketij takimi. Trupat e NATO-s (16000 trupa) qe ndodhen tani ne Kosove do te vazhdojne te ruajne sigurine.
Vendimi per te dislokuar nje mision te BE-se do te duhet qe te pritet deri ne mesin e janarit, thone diplomatet e saj, sepse Keshilli i Sigurimit te OKB-se fillimisht do te debatoje raportin mbi bisedimet e fundit te deshtuara midis serbeve dhe kosovareve, mbase me 19 dhjetor. Me pas, BE-ja shpreson qe z.Ban Ki-Moon te shkruaje nje leter duke e ftuar BE-ne te marre ne dorezimin misionin e OKB-se ne Kosove, mbeshtetur te mandati ekzistues i Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Kjo do te shmange fuqine e vetos se Rusise ndaj cdo rezolute te re ne Keshillin e Sigurimit.
Marre nga numri i djeshem i “The Wall Street Journal”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›