E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, pasojat gjendje kontradiktore

Rreth dy vjet, pas dekretit te ish-presidentit Sali Berisha jane konstatuar edhe perpjekjet e para nga ana e subjekteve te ndryshme per te perfituar nga toka bujqesore ne zonat turistike, si dhe ato urbane. Por, realisht, nga mosmiratimi i ketij dekreti nga ana e Parlamentit, eshte krijuar nje vakum dhe nje gjendje juridike kontradiktore dhe tashme pritet qe situata te ndryshoje pas projektligjit te ri te paraqitur nga Ministria e Bujqesise. Duket se i gjithe ndryshimi i bere ketij ligji ka per qellim te normalizoje gjendjen kryesisht ne zonen e bregdetit te Vlores. Kjo siperfaqe toke, ne kete zone eshte ndare sipas ketij ligji dhe shpeshhere ka pasur akuza per perfitime te padrejta nga ana e subjekteve, qe nuk kane qene anetare te ish-Ndermarrjes Bujqesore. Pikerisht ne kete zone jane konstatuar edhe perpjekjet e para per te perfituar toke nga ky ligj. Sipas relacionit shoqerues te projektligjit te MB-se, thuhet se "nga viti 1998-2001 jane bere perpjekje per zbatimin e ligjit ne zonen periferike urbane te qytetit te Korces dhe ne zonen periferike te Vlores". Por tentativat kane qene te pasuksesshme, per faktin se mbi te njejtin objekt kane vepruar njeheresh dispozitat e ligjit te ndarjes se tokes, ato te ligjit per kthimin dhe kompensimin e prones, si dhe zenia e ketyre hapesirave nga ndertimet informale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›