Abuzoi me tenderin, Ilir Berzani sërish në gjyq
Ende pa mbaruar dënimin e parë për korrupsion në tenderin e rrugës Has - Qafë Prush, Prokuroria e kryeqytetit ka dërguar një tjetër dosje penale në gjykatë në ngarkim të Ilirian Berzanit, ish-kreut të Rrugëve.
Tashmë mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, dhe ka të bëjë me tenderin për vendosjen e sinjalistikës rrugore në rrugën Lushnjë - Berat. Në dosjen që është nisur për në Gjykatën e Tiranës, bashkë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Ilirian Berzani, ndodhen të pandehur edhe Gentian Karuli, ish-jurist i njësisë së prokurimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Mimoza Prushi, ish-kryetare e Komisionit të Vlerësimit të ofertave pranë Drejtorisë së Përgjithshëm të Rrugëve. Sipas Prokurorisë, të tre këta të pandehur duke shpërdoruar detyrën kanë kryer presion ndaj firmës fituese të tenderit për t'u tërhequr nga procedurat e mëtejshme të tenderit, me qëllimin që të shpallnin fituese firmës që vinte pas saj në ofertë. Më tej, sipas hetimit, pas shpalljes së fituesit, ish-drejtori Berzani pa ankesën e asnjë subjekti tjetër ka kërkuar verifikimin e dokumentacioneve dhe të rivlerësimit të tenderit duke deklaruar firmën fituese, pasi kjo nuk është tërhequr, me një relacion se firma fituese nuk ka plotësuar dokumentacionin dhe është skualifikuar për t'i dhënë tenderin firmës së dytë. Në lidhje me këtë Prokuroria pohon se, ka siguruar prova materiale që vërtetojnë fajësinë e tre të akuzuarve. Burime nga hetimi sqarojnë se, organi i akuzës i kryeqytetit ka siguruar përgjime, telefonike e ambientale dhe një sërë dokumentesh që provojnë konsumimin e kësaj vepre penale nga të akuzuarit. Në ditët në vazhdim pritet që dosje të hidhet në short dhe t'i dorëzohet gjyqtarit që do përzgjidhet në rrugë elektronike. Tashmë Berzani ndodhet duke vuajtur dënimin me 3 vjet burg që mori nën akuzat "shkelje të barazisë në tenderë, kryer në bashkëpunim" dhe "korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Po kështu, gjykata ndaj tij aplikoi edhe dënimin me gjobë duke vendosur që ai të shlyejë 2.4 milionë lekë pas përfundimit të dënimit. Por aplikimi i gjykimit të shkurtuar në këtë proces, bëri që të dy këta dënime të uleshin në dy të tretat e tyre, ndërsa Berzanit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej pesë vjetësh. fa.ma.