“Fotografoj çdo gjë që më lidh me fëmijërinë time”
Lajmin e ka mësuar nëpërmjet telefonit. Një mik e ka uruar për çmimin e madh "Gjon Mili".
E befasuar, 29-vjeçarja, e cila jeton në Gjermani, i është përgjigjur "Si ka mundësi?". Mimoza Veliu, fituesja e çmimit të përvitshëm për fotografinë më të mirë është vlerësuar pak ditë më parë për "Fëmijët e Krushës", një fotografi realizuar në mars të këtij viti nëntë vjet mbas masakrës së forcave policore serbe ndaj popullsisë civile. Disa fëmijë në një fushë, pas telave me gjemba. Është një foto që më shumë se vetë çmimi, e lumturon Veliun. "Të qenit në një vend ku akoma nuk është zhdukur kujtimi i masakrës dhe ku në fytyrat e fëmijëve dhe grave shikon rrudhat e jetës që kanë pasur ata gjatë dhe pas ngjarjes makabre të Krushës së Madhe dhe të provosh që t'i marrësh këto fytyra përmes aparatit tënd, t'ia prezantosh publikut të huaj, kjo ka qenë për mua një nga përvojat më të rëndësishme të jetës, dhe më emocionalet", thotë ajo.
Juria e ekspozitës vjetore "Gjon Mili", ju ka shpërblyer me çmimin madh për një fotografi tuajën të serisë "Reportazhi". Në të vërtetë, ju e ndani këtë çmim me një autore tjetër, Linda Vukaj Riçomini. Si e keni pritur këtë çmim?
Nuk mund ta mohoj befasinë time nga disa arsye: isha në Berlin dhe kisha një fotosesion kur më morën nga Kosova për të më dhënë lajmin dhe unë kisha harruar fare se është dita e hapjes së ekspozitës. Ishte një shok pozitiv që s'do ta harroj kurrë. Kisha parasysh emrat e spikatur që ndodheshin në jurinë profesionale dhe faktin se pjesëmarrësit në ekspozitë ishin fotografë të denjë dhe shumë të talentuar. E para pyetje që i bëja vetes: Si ka mundësi?? E kam merituar? Çfarë ka qenë ajo fuqia që e bëri fotografinë time të ngjitet e para? Përkrah të gjitha këtyre pyetjeve që i bëja vetes, u gëzova pa masë kur më thanë edhe emrin e mikes sime Linda Vukaj Riçomini. Kishim ca muaj që bënim gjëra të përbashkëta dhe sadisfaksioni me këtë rast ishte i dyfishtë. Asgjë më shumë nuk do më gëzonte se fakti që unë dhe Linda shkonim paralelisht drejt këtij suksesi, duke u përcjellë me shumë dashamirësi nga pjesëmarrësit e tjerë dhe duke u konfirmuar që çmimi të ishte me meritë, sepse këtu është dhe gjithë sensi i suksesit.
Jeni nga Tetova dhe studioni në Berlin. Motivet e fotografive tuaja janë kryesisht nga hapësirat shqiptare. Ç'ka përfaqëson për ju ky gërshetim i përvojave të ndryshme nga rajoni ku jeni rritur e formuar, dhe Perëndimi?
Rruga ime e punës dhe ajo artistike e ka dashur që unë të gjendem shpesh mes dy motiveve shumë intime, atij nga vij dhe atij ku shkoj. Të dyja përvoja të ndryshme si nata me ditën, por që plotësohen detyrimisht. Unë ju jap të dyjave rëndësinë e vet dhe më pëlqen t'ua gjej pikat e ndarjes dhe të bashkimit. Në këtë mënyrë përjashtoj situatat ku injorohet njëra përvojë dhe hyjnizohet tjetra. Nuk i iki dot origjinës dhe më ngacmojnë gjithnjë tema të cilat i lidh me fëmijërinë time. Por edhe këtu në Berlin ka gjëra që më ngacmojnë, segmente të tjera të natyrës sime dhe të filozofisë sime për jetën. E emigruar në një vend të gërshetimit multikulturor siç është Berlini, ndjehem me fat që mund të bëj këtë gërshetim të vlerave njerëzore dhe kulturore. E shikoj veten, vendin nga vij, nga një kënd krejt ndryshe, por edhe vendin ku jam duke jetuar nga një kënd shumë kritik. Fotografia në familjen e arteve sërish është bërë një medium sfidues.
Si e konceptoni ju fotografinë sot? Më afër artit, apo keni një qasje më pragmatiste të themi të artit të aplikuar?
Arti i fotografisë është shumë i çuditshëm, sepse gjen aplikime të ndryshme. Fotografia artistike është një pasion që të jep shumë energji dhe shumë shpirt. Varësisht si perceptohet ai kalon në një "pasion që dhemb". Unë i përjetoj të dyja në mënyra të ndryshme dhe arrij t'i ndaj, nga njëra anë fotografoj për shpirtin tim, atë që dua dhe ashtu si dua unë, dhe kjo të jep shumë energji dhe të kushton shumë para. Dhe nga ana tjetër bëj fotografinë komerciale, që sjell të mira materiale, por të merr shumë energji... Do doja shumë ta bëja vetëm atë të parën, por detyrohemi nganjëherë t'i bëjmë të dyja për të mbijetuar... Sido që të jetë, sërish mbetemi tek arti dhe kjo është diçka madhështore, të shpalos aftësitë e tua dhe të jep dimensione të reja jetësore.