Kanosën, denoncohen 4 gardistë
Konflikti për pronën në afërsi të rezidencës qeveritare tek zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë po precipiton dhunshëm.
VLORE / QEMAL BIRAKU
Për këtë shkak katër oficerë të Gardës së Republikës janë denoncuar në Prokurori nga pronarët e tokës, për të cilën nisi dhe ky konflikt. Oficerët e denoncuar janë Xhovalin Deda, Bardhosh Nuraj, Syrja Sheraj dhe Aleks Kasaj. Përfaqësuesit e firmës private që disponon gjithë dokumentacionin e duhur për të ngritur një shumëkatësh në këtë zonë, si dhe pronarët e tokës i akuzojnë oficerët e Gardës së Republikës për shpërdorim të detyrës, kanosje serioze për vrasje dhe fyerje publike. Konflikti ndërmjet familjes Paço në Vlorë dhe gardës ka nisur 15 ditë më parë. Familja e ardhur nga Greqia kishte nisur punimet për të hapur themelet në një pallat, në tokën për të cilën ata disponojnë të gjitha dokumentet se është pronë e tyre. Për ndërtimin e pallatit pronarët e saj kanë marrë edhe lejet e tjera, duke përfshirë edhe atë të bashkisë. Por megjithëkëtë, oficerë të gardës ndërhynë për llogari të drejtorisë së vilave dhe rezidencave qeveritare në Vlorë, duke kërkuar rrethimin e tokës dhe marrjen e saj në pronësi të këtij institucioni. Konflikti vijoi edhe dje, kur oficerët e gardës nuk lejuan pronarët të futeshin në tokën që ata pretendojnë se e kanë të tyren. Ata kishin formuar edhe një gardh, me anë të të cilit sinjalizonin pronarët që të mos ta kalonin. Për të shmangur përplasjen, e cila mund të degjeneronte deri në kanosje me armë, në vendin e ngjarjes zbarkuan edhe forca të rendit. Por pavarësisht kësaj, situata është ndezur sërish, pasi pronarët tentuan të futeshin në "zonën e ndaluar". Në këtë moment kanë nisur fyerjet e deri tek shtyrjet mes dy palëve. Por oficerët e gardës, të cilët kanë marrë urdhër të mos lejojnë të bëhen punime në këtë zonë, nuk janë tërhequr. Madje, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë. Por kjo e fundit nuk mundi të zgjidhë konfliktet ndërmjet tyre, por thjesht të jetë prezente për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë. Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se, zbarkoi disa orë më pas edhe një helikopter. Sipas burimeve, në helikopter ishin specialistë të ardhur nga Tirana, të cilët do t'i bënin vlerësimin e duhur situatës, ndërsa iu kanë kërkuar pronarëve t'u jepnin nga një kopje të dokumenteve që dispononin për pronën për të bërë verifikimet e duhura. Pritet që pas disa ditësh të gjejë zgjidhje ky konflikt, i cili po vazhdon prej muajit gusht, duke vënë përballë njëri-tjetrit çdo ditë qytetarë dhe ushtarë të Gardës.