E Diel, 1 Nëntor 2026

Rokadë në policinë e Durrësit e Elbasanit

 

TIRANE - Lëvizje dhe rokada të funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit. Në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit pohoi dje, se, në kuadër të përmirësimit të punës në strukturat e policisë vendore është bërë komandimi i Aleks Hajdarit, Drejtor i bluve të Elbasanit, i cili deri dje kryente detyrën e shefit të komisariatit të Durrësit. Ilia Nasi, emërohet drejtor i policisë së Durrësit, ndërsa ishte anëtar i stafit drejtues në Akademinë e Policisë. Po kështu, Sokol Arapi u emërua shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi la vendin e kreut të bluve në Qarkun e Durrësit. Kurse Fran Rica, u emërua zëvendësdrejtor i Policisë së Dibrës, pasi la postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Më tej në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se Hamza Bodlli, deri tani numri dy i policisë së Qarkut Durrës, emërohet në Akademinë e Policisë. Gjelosh Prendi, nga shef i komisariatit të Elbasanit emërohet në të njëjtin pozicion në Durrës; Vullnet Topalli, emërohet shef komisariati në Sarandë, ndërsa Viktor Agai, nga komisar i Sarandës u transferua në të njëjtën detyrë në Ballsh.                                 fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›