Abuzon seksualisht me shoqen e motres
Blerim Kore
Nje 43-vjecar nga rrethi i Permetit, dyshohet se ka tentuar te perdhunoje shoqen e ngushte te motres se tij. Ardian Peci, lindur dhe banues ne Permet, i divorcuar, eshte arrestuar ne flagrance ne oret e para te mengjesit te djeshem, nen akuzen e "marredhenieve seksuale me dhune, mbetur ne tentative". Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokastres, ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme, ne banesen e 35-vjecares M.V., e cila prej disa kohesh ishte divorcuar.
Policia vendore konfirmon faktin se 43-vjecari Peci, duke perfituar nga shoqeria e ngushte qe kishte motra e tij, me 35-vjecaren M.V., ka shkuar ne banesen e saj ne qytetin e Kelcyres. Pas divorcit, ajo jetonte ne shtepi vetem me nenen e saj, por ate mbremje nuk kishte njeri tjeter ne shtepi. E demtuara i ka pohuar policise se, pasi ka trokitur ne deren e baneses se saj, ajo ia ka hapur deren. "Une njihesha prej kohesh me motren e tij dhe kur ai erdhi dhe trokiti ne shtepi, une e prita si mik te shtepise", i ka pohuar 35-vjecarja policise. Me pas, ne denoncimin e saj, ajo ka rrefyer ngjarjen, duke thene se, pasi kane konsumuar bisedat e zakonshme, ai ka tentuar ta perqafoje dhe puthe ate.
Viktima e tentatives se perdhunimit ka treguar se gjate kesaj kohe mes te dyve eshte zhvilluar edhe nje debat i ashper me fjale. "Une vazhdimisht i thosha qe te ndalonte dhe te largohej nga shtepia", i ka pohuar e demtuara policise, duke treguar edhe per dhunen e ushtruar ndaj saj. Ne kete situate, duke pasur frike edhe nga ardhja e familjareve te vajzes, nderkohe qe edhe komshinjte kishin degjuar zhurmen ne shtepi, 43-vjecari eshte larguar nga banesa. Pas ngjarjes e perfshire nga ankthi dhe paniku, 35-vjecarja ka bere denoncimin ne polici ne lidhje me ngjarjen. Policia e Permetit ka bere arrestimin ne flagrance te A.Pecit, pasi ka kryer veprimet paraprake. I akuzuari pritet te dale se shpejti para togave te zeza te Gjykates se rrethit te Permetit, per t'u njohur me masen e sigurise.
Rrefimi i viktimes: "Kundershtova, por filloi te me rrahe"
"Fillimisht m'u duk e cuditshme sjellja e tij, pasi ai tentoi te me puthe, duke me thene se i pelqeja", i ka pohuar ajo policise. Megjithese pas disa minutash ajo ka kundershtuar, deshira e vellait te shoqes se saj sa vinte dhe behej me e forte. "Ai vazhdoi te kembengulte, nderkohe qe une po e kundershtoja", thote e demtuara M.V. "Une fillova ta shtyja me duar dhe me kembe, nderkohe qe tentova te godisja me cfaredolloj sendi qe me vinte ne dore", thote e demtuara. Ne keto rrethana, sipas policise, ai ka filluar te ushtroje dhune mbi gruan, duke e goditur ate ne pjese te ndryshme te trupit. "Duke pare rezistencen time, ai filloi te me godiste me grushte dhe shkelma", thote gruaja. Rrethanat konfirmohen edhe nga konkluzionet paraprake te grupit hetimor, sipas te cilit, "me gjithe rezistencen e hasur, Ardian Peci ka tentuar te perdhunoje M.V., madje duke ushtruar edhe dhune mbi te".