Prokuroria con ne gjykate "maniakun e Kamzes"
Prokuroria e Tiranes perfundon hetimet per te dyshuarin si maniak, qe akuzohet se ka tentuar te perdhunoje dhe me pas shtyre ne vetevrasje kater te mitura ne Kamez, kater muaj me pare, tre nga te cilat motra, te moshes nga 10-16 vjece. Dosja per te pandehurin Kristaq Lena, 50 vjec, i ka shkuar dje gjykates me te njejtin emer per te nisur seancat gjyqesore. Burime nga organi i akuzes thane se ne dosje jane perfshire te gjitha deklaratat e vajzave te demtuara ne ngjarje, qe jane marre ne prani te psikologeve, relacioni si dhe ekspertiza mjeko-ligjore e kryer. Sipas organit te akuzes, Lena ishte fqinj me familjen e te miturave dhe shfrytezonte kete fakt per te shkuar gjithnje ne banesen e vajzave. Sipas rrefimit te te demtuarave, ai kryente veprime te turpshme me to dhe madje kishte tentuar t'i perdhunonte. Ndersa me pas i kercenonte se, nese do t'u tregonin prinderve, atehere babai i tyre do vriste ate dhe vete do te perfundonte ne burg. Te gjendura ne kete situate, dy prej vajzave qe ishin dhe motra, kane tentuar prerjen e damareve, por jane penguar nga prinderit.
R.C