Abuzuan me asistencën, hetim dy komunarëve
BERAT - Policia e Beratit ka nisur hetimet ndaj dy punonjësve të Komunës Kozare në Rrethin e Kuçovës, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Burime të komisariatit të këtij qyteti pohuan dje se, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Ruzhdi Luzit, 53 vjeç dhe Fatmir Çelës, të dy punonjës në zyrën e shpërndarjes së ndihmës ekonomike pranë Komunës Kozare. Ndaj dy personave, banorë të fshatrave Drizë e Vlashuk të kësaj komune, policia bëri të ditur nisjen e hetimeve pasi akuzohen se, kanë abuzuar në dhënien e ndihmës ekonomike duke shkelur dispozitat ligjore. Në cilësinë e punonjësve të komunës pranë zyrës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike, Luzi dhe Çela kanë favorizuar dhënien e ndihmës ekonomike të disa banorëve të komunës, të cilët nuk e meritonin atë, duke falsifikuar dokumentacionet e tyre. Denoncimi mësohet të ketë mbërritur pranë uniformave blu në këtë qytet, ku mësohet se nisi dhe hetime me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. d.xh