Dëmtohet Shnajder, dridhen "tulipanët"
Evropiani po afron me lajme jo të mira për ekipet favorite. Pak ditë më parë ka qenë kapiteni i Kombëtares së Italisë, Kanavaro, i cili u dëmtua në stërvitje.
Një mungesë mjaft e rëndësishme për Donadonin dhe një lajm i mirë për kundërshtarët e kombëtarës së kaltër. Gjithsesi, skuadra tjetër e "grupit të ferrit", Hollanda duket se po kalon të njëjtin problem. Një javë më parë, trajneri Marko Van Basten mori lajmin se Rajan Babel nuk është i aftë të vazhdojë grumbullimin me kombëtaren, pasi dëmtimi i pësuar ishte i rëndë. Por mesa duket nuk ka përfunduar me kaq, pasi Uesli Shnajder rrezikohet të kthehet në shtëpi pa luajtur asnjë minutë në Evropian. Mesfushori i Realit të Madridit është dëmtuar në stërvitje dhe është larguar nga fusha duke çaluar. Sot pritet të merret edhe vendimi nëse ai do të jetë i aftë të kthehet në ekip brenda Evropianit, apo do të duhet të marrë valixhet dhe të shikojë skuadrën e tij nga televizori. Sinjalet e para nuk janë shumë pozitive, pasi dëmtimi është pësuar në një pjesë delikate të këmbës së djathtë. "Shpresojmë të mos jetë serioze, pasi është një lojtar shumë i talentuar dhe i rëndëssishëm për ne", ka thënë Van Basten.