Zbardhet vrasja e policit, 6 në gjyq
Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardhi ngjarjen e 28 qershorit 2000, ku pas një përplasje me armë mbeti i vrarë efektivi i policisë Gjon Paçuku dhe u plagosën tre kolegë të tij.
Trazhgim Sokolaj
Organi i akuzës dërgoi për gjykim ditën e djeshme gjashtë persona të akuzuar si pjesëmarrës në krimin kundër uniformave blu, ku janë plagosur efektivat e policisë Nikoll Marku, Bardhok Jaku, Ndue Cupi dhe shtetasi Preng Gjoka. Dosja penale e kësaj ngjarje ka qenë “pa autor”, deri më 5 korrik 2007, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi në hetim procedimin penal dhe rifilloi hetimet, duke zbuluar prova e dëshmi të reja që tregonin autorët dhe motivet e krimit të tetë viteve më parë. Për një periudhë hetimore prej 11 muajsh, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes duke shpallur në kërkim njërin prej tyre, ndërsa dje, fashikulli hetimor është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Të akuzuarit e dosjes janë: Dritan Ndoi (Syziu), Nikoll Syziu, Bardhok Syziu, Tom Syziu, Tom Gjoka, dhe Arjan Reçi. Burimet nga Prokuroria thanë se, nga gjashtë të akuzuarit si autorë të ngjarjes, pesë prej tyre ndodhen në “arrest me burg” ndërsa i gjashti, Dritan Ndoi (Syziu) është ndjekur penalisht dhe do të gjykohet në mungesë për shkak se arrestimi i tij nuk ka qenë i mundur.
Vrasja e policit
Sipas hetimeve të Prokurorisë, ngjarja për të cilën akuzohen gjashtë të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit “Shkopeti” ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, më datë 28 qershor 2000. Në këtë kohë, personi i shpallur në kërkim Nikoll Syziu, në bashkëpunim me Dritan Syziun (i denoncuar si i zhdukur nga familja e tij) Arjan Reçin, Tonin Gjokën dhe dy vëllezërit Bardhok e Tom Syziu, tentuan të grabisin pjesë makinash në ambientet e ish-SMT-së në qytetin e Rrëshenit. Sapo të dyshuarit kanë hyrë në ambientet e parkingut, roja që ndodhej në qoshe të godinës kuptoi ngjarjen dhe menjëherë lajmëroi në sallën operative të policisë lokale. Ai denoncoi faktin se një grup personash kishte hyrë në ambientet e ish-SMT-së për të vjedhur pjesë makinash. Policia lokale është vënë menjëherë në lëvizje, duke dërguar në vendin e ngjarjes një furgon në të cilin ndodheshin efektivat Gjon Paçuku, i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit dhe tre kolegët e tij, Nikoll Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Cupi, të cilët pas ngjarjes mbetën të plagosur, por arritën të mbijetonin. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria si dhe nga deklarimet e dëshmitarëve të ngjarjes, ka rezultuar se grupi i gatshëm i policisë lokale ka menduar se bëhej fjalë për grabitës ordinerë dhe në këtë mënyrë, u ka bërë thirrje personave që kishin hyrë në ambientet e ish-SMT-së të ndërprisnin veprimet e tyre dhe të dorëzoheshin. Pas disa minutave heshtje reagimi në anën tjetër ka qenë i paparashikuar. Të akuzuarit si anëtarë të grupit të grabitësve, sipas hetimeve, kanë hedhur granatat në drejtim të furgonit të policisë dhe më pas kanë hapur zjarr me armë automatike. Pasi kanë kaluar disa minuta në shkëmbim zjarri, të akuzuarit për krimin kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes. Furgoni i policisë me goma të “grira” nga plumbat është nisur në drejtim të spitalit, ndërsa brenda tij ndodhej efektivi i vrarë Gjon Paçuku dhe tre kolegët e tij, që ishin plagosur si pasojë e të shtënave.
Të akuzuarit
Dritan Ndoi (Syziu)
i dënuar më parë dhe i akuzuar për vjedhje me armë, vrasje në tentativë dhe vrasje për shkak të cilësive të veçanta dhe armëmbajtje pa leje
Nikoll Syziu
i akuzuar për vjedhje me armë, vrasje me dashje, vrasje për shkak të cilësive të veçanta në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje
Badhok Syziu
i akuzuar për vjedhje me armë, vrasje për shkak të cilësive të veçanta, vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Tom Syziu
i akuzuar për vjedhje me armë, vrasje në tentativë, vrasje për shkak të cilësive të veçanta dhe armëmbajtje pa leje
Tom Gjoka
i akuzuar për vjedhje me armë, vrasje për shkak të cilësive të veçanta, vrasje në tentativë
Arjan Reçi

“Shkopeti” arrestoi 5 të dyshuarit në korrik 2007
TIRANE – Vetëm 14 ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi dosjen e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegëve të tij, forcat speciale të Policisë së Shtetit arrestuan më 19 korrik 2007, pesë nga të dyshuarit si autorë të ngjarjes së vitit 2000. Gjatë aksionit të koduar me emrin “Shkopeti” policia arrestoi Nikoll Syziun, Bardhok Syziun, Tom Syziun, Tom Gjokën e Arjan Reçin, ndërsa u shpall në kërkim Dritan Ndoi (Syziu) arrestimi i të cilit nuk u bë i mundur nga policia. Zv/ministri i Brendshëm në konferencën e shtypit pas arrestimeve deklaroi se, policia kishte arrestuar një prej grupeve kriminale që dyshohej për dhjetëra vepra penale të kryera në territorin ku ajo ka vepruar.