E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëv me optimizëm: Jemi duke u rritur

Të mërkurën në mbrëmje Kombëtarja gjermane ka fituar në një ndeshje testuese kundër një përfaqësueseje zonale në Zvicër me rezultatin e thellë 8-0. 

 Paraqitja e mirë e treguar në këtë testim e ka gëzuar jashtë mase teknikun gjerman, Joakim Lëv. "Po pres me padurim fillimin e kampionatit evropian. E ndjej në çdo seancë stërvitore dëshirën dhe kokëfortësinë e lojtarëve për të fituar diçka. Kjo gjë më jep shumë fuqi dhe optimizëm", është shprehur trajneri i Kombëtares gjermane, i cili sheh një përmirësim të ndjeshëm te lojtarët e tij gjatë ditëve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›