E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzuan me faturat, largohen nga puna

OSSH, Fier

Reformë e thellë pritet të zbatohet në filialin e OSSH-së së Fierit. Drejtori i rajonit të Jugut, Sotir Sinani, pohon për “Shqip” reformën që pritet të nis në muajin mars, ku pritet të largohen nga puna 60 punonjës të administratës, kryesisht faturist. Gjysma prej tyre do të largohen edhe për shkak të abuzimeve të kryera gjatë faturimit të energjisë elektrike në disa zona të Fierit. Kujtojmë se në muajin dhjetor, 10 faturistë të tjerë kanë lënë punën vetëm për abuzimet e kryera me sahatet e energjisë. Në rang vendi, OSSH parashikon të largojë nga puna rreth 600 punonjës, për shkak të ristrukturimit të drejtorive rajonale. Reforma do të shoqërohet me respektimin e Kodit të Punës, saktësojnë zyrtarët e OSSH-së.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›