Abuzuan me fqinjat, 6 muaj burg vellezerve te mitur
Gjykata e Tiranes ka denuar me 3 muaj heqje lirie dhe me kusht 6 muaj dy te miturit, te akuzuar per vepra te turpshme me dy vajza po te mitura, qe i kishin fqinje. Diten e djeshme, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Mirela Fana, ka shpallur fajtore dhe ka denuar me kusht dy vellezerit Erjon dhe Igli I., 15 dhe 16 vjec, te cileve u duhet qe te ndjekin shkollen profesionale te "Don Boskos", per te marre nje zanat si denim alternative i dhene nga gjykata. Dy vellezer, sipas akuzes, kane tentuar disa muaj me pare te perdhunojne dy vajza 12-vjecare. Ngjarja e rende ka ndodhur disa muaj me pare ne periferi te Kamzes. Dy te miturit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, duke perfituar dhe nga fakti se ne banesen e tyre nuk kishte njeri, kane thirrur fqinjat, duke u premtuar se do te organizonin nje "party". Por, pasi keto te fundit kane hyre ne banese, dy te pandehurit i kane kercenuar vajzat dhe me pas tentuan te kryejne marredhenie seksuale me to. Kane qene pikerisht te bertiturat e vajzave, te cilat zmbrapsen dy te miturit. Vetem disa minuta me pas, pasi jane rikthyer ne banesen e tyre, ato u kane treguar momentet e tmerrshme prinderve. Ne prani te tyre kane shkuar ne komisariat, ku dhe me pas bene denoncimet. Erjon dhe Igli I., e kane pranuar akuzen e ngritur, duke mohuar te kishin ushtruar dhune seksuale. Ata kane bere rrefime edhe ne prani te psikologeve. Togat e zeza dhane dje denimin alternative, duke marre parasysh pendesen dhe moshen e te pandehurve qe u arrestuan nga komisariati i Kamzes pas denoncimit. Ne baze te vendimit te dhene, dy te miturit duhet te ndjekin nje shkolle profesionale, si ajo e "Don Boskos", per te mesuar nje zanat dhe per te mos perseritur me vepra te tilla.
R.Caushaj