Prodi e Berisha, interes per zgjedhjet
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se kufizimi i numrit te vezhguesve per zgjedhjet ne Rusi nuk eshte nje tregues i mire per vleresimin e zgjedhjeve ne kete vend. Ne pergjigje te pyetjes per vleresimin e zgjedhjeve ne Rusi, Kryeministri shqiptar theksoi se vleresimi i grupeve nderkombetare, qe ndodhen aty, do te jete shume i rendesishem. "Fakti qe Rusia kufizoi numrin e vezhguesve nuk eshte tregues i mire, nga 470 ne 70. Natyrisht, vleresimi i grupeve nderkombetare, qe ndodhen aty, do te jete shume i rendesishem dhe ky vleresim behet pasi te shqyrtohen te gjitha aspektet ligjore", theksoi Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, Kryeministri italian, Prodi, ne lidhje me keto zgjedhje theksoi se eshte ne interesin e te gjitheve, duke filluar nga autoritetet ruse, qe te qartesojne dhe qetesojne opinionin nderkombetar per keto probleme dhe pyetje te ngritura nga OSBE-ja. "Ne kete faze, pergjigjja direkte, qe mund te jepet, eshte se nuk kemi ende asnje te dhene konkrete dhe e vetmja gje eshte nje rezultat elektoral i forte dhe i qarte", deklaroi Prodi, duke u treguar vleresimin e tij per zgjedhjet ne Rusi.