"Zyrtaret na zaptuan pronat"
Redinalda Caushaj
Ecejaket ne dyert e gjykates per disa vite me radhe, duket se kane marre fund per banoret e Kasharit, Baldushkut dhe Berxulles. Me pankarta ne duar, nje pjese e tyre kane protestuar dje perpara Gjykates se Tiranes perreth nje ore, kur brenda gjendeshin per mase sigurie shtate zyrtaret dhe shoferi, te akuzuar per falsifikim, shperdorim detyre, korrupsion pasiv dhe armembajtje pa leje. "Drejtesia do fitoje", ishte nje prej parullave te hedhura nga 23 banoret e komunes Kashar qe pretendonin se u ishte zhvatur prona. Protesta ka qene paqesore, ndersa gra e burra nuk ngurronin te akuzonin ish-drejtuesit e tyre vendore dhe ata aktuale te Kasharit, se me veprimet e kryera u kishin hequr te drejten e pronesise prej vitesh. Ata kane rrefyer per gazeten "Koha Jone" te gjitha vuajtjet per te gjetur drejtesi, madje ne nje rast jane hedhur dyshime per nje vrasje ne Kashar me motiv pronesine, qe edhe sot e kesaj dite ka mbetur mister.
Ruzhdie Haka, banore ne Berxulle, ka treguar dje kater vitet e perplasjes se saj ne dyert e gjykates dhe Prokurorise se Tiranes per token qe pretendonte se i ishte rrembyer padrejtesisht nga te tjeret. "Me ne fund na u hap nje drite jeshile. Per kater vite me radhe, jam perplasur me dyert e gjykates dhe prokurorise, por ne fund ceshtja serish mbyllej", eshte shprehur dje, per gazeten "Koha Jone", 50-vjecarja. Gruaja ka bere te ditur se, sapo te shkelje ne token e tyre te ligjshme, furgoni i policise mberrinte menjehere, sikur dikush i kishte lajmeruar. "Femijet e mi se bashku me bashkeshortin, jane marre disa here ne komisariat sapo kane shkelur ne token, e cila na eshte grabitur nga te tjeret", ka vazhduar Ruzhdie Haka. Ajo pretendon se plot 2 dynyme toke i eshte rrembyer nga te tjeret. Nje pjese e saj mesohet te jete kthyer ne nje zone te mbushur me objekte te ndertuara. Zija Kora, nje banor nga Baldushku, tha se gjate viteve te fundit i ishte marre padrejtesisht 105 dynyme toke te cilet e kishin marre persona te tjere, qe jetonin ne kete komune. "Dua pronen time. Duhet te kalojne mbi trupin tij qe te me marrin token. Nuk eshte pak, por behet fjale per 105 dynyme", ka bere te ditur Kora.
Fisi qe ka hasur me shume probleme me tokat eshte ai i Kambereve, kryesisht banues ne Kashar, Baldushk e Berxulle. Rexhep Kamberi, nje prej personave, te cilet pretendon se i eshte marre prona, ka treguar dje se pronari jo i ligjshem i tokes se tij eshte firma "Nashi". Nderkohe qe, sipas Kamberit, me pas eshte denoncuar nga kjo firme si kercenues i saj. "Ne ate kohe ka qene kryetar komune Faik Fejzo, kurse Alfred Sulaj ishte kryeplak. Plot 40 dynyme toke me jane marre padrejtesisht", tregon Kamberi. Sipas tij, gjyqi i ardhshem per token eshte me daten 10 te ketij muaji. "Kam kerkuar qe ceshtjen time ta marre KLD-ja, per ta pare me mire problemin qe eshte krijuar", pretendon pjesetari i fisit Kamberi. Kurse Ritvan Kamberi eshte nje nga pjesetaret e tjere te fisit. Sipas tij, pas internimit te periudhes komuniste, fisi i tyre duhet te merrte 25 hektare toke. "Pas aplikimeve ne hipoteke, ish-drejtoresha e Hipotekes, Majlinda Bozo, ka fshehur dosjen. Ne asnje rast Bozo nuk pranonte te me takonte vetem kur e kam kapur me certifikate ne dore ka pranuar te me takoje", tha Ritvani per gazeten. Ai akuzon Alfred Sulen, i cili ka qene kryeplak ne kohen qe jane kryer zaptimet dhe se nje pjese e tokes ia ka kaluar te afermve te tij.
Rrefen Xhavit Kamberi:"Te afermin na e vrane per pronen"
Kembengulja juridike dhe denoncimi per te fituar token e tij, eshte bere shkak per vdekjen e dyshimte te Gani Kamberit, disa muaj me pare, ne Kashar te Tiranes. Kjo eshte hipoteza e vetme e ngritur nga Xhavit Kamberi, nje prej banoreve te komunes dhe te afermve te viktimes, i cili ishte i pranishem dje gjate protestes para Gjykates se Tiranes. Xhavit Kamberi ka treguar dje se te afermin e tij e gjeten te vdekur nje dite pas padise se bere per token qe i kishin zaptuar. Nderkohe qe dyshimet vertiten rreth nje vrasesi me pagese, i cili ka humbur edhe gjurmet per uniformat blu. Kamberi ka treguar se problemet me token u shfaqen vetem pas vitit 2005. Sipas tij, te gjitha aplikimet per te marre pronat u shkuan dem. "Ne vend qe te merrnim certifikaten, nderhynte mafia e lidhur me hipoteken", ka bere te ditur dje Kamberi. Nderkohe qe toka e tij ka perfunduar ne duar te Xhevahir Hykes, nje personi te papune. "Personi qe ka marre token time eshte nipi i Alfred Sules", ka akuzuar Xhaviti.