"Pakti i Stabilitetit zbuti klimen politike"
Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha, mori diten e djeshme pjese ne takimin e Tryezave te Punes te Paktit te Stabilitetit. Basha vleresoi edhe kontributet e zbatimit te ketij pakti ne Shqiperi, duke theksuar se ky pakt ka pasur nje ndikim te qenesishem ne zbutjen e klimes politike ne rajonin tone. Nga ana tjeter, Basha vleresoi se pakti ka kontribuar ne forcimin e bashkepunimit rajonal ne shume fusha te rendesishme, ku mund te permendim krijimin e zones se tregtise se lire. I krijuar rreth 8 vjet me pare, Pakti i Stabilitetit ka pasur ne qender te vemendjes se tij forcimin e Bashkepunimit Rajonal. Ky instrument duhet t'i sherbente rikonstruksionit te nje Evrope Juglindore, e cila kishte nevoja te shumta ne drejtim te demokracise dhe ekonomise se tregut te lire .