Sistemi, te vegjlit kunder PS-PD
Partite politike jane te percara ne mendimin se cfare sistemi zgjedhor duhet te perzgjidhet ne menyre qe edhe ne Shqiperi te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme. Komisioni i posacem per Reformen Zgjedhore zhvilloi dje mbledhje, ku u paraqiten qendrime te kunderta per sistemet zgjedhore, ku ndonese pranohen dy modele, ai gjerman edhe spanjoll, partite kerkojne t'i ndryshojne sipas variantit shqiptar. Sipas Neritan Cekes, partite e vogla u shprehen te bashkuara pro modelit gjerman per sistemin zgjedhor, me disa ndryshime. Ndersa partite e medha preferuan sistemin zgjedhor, sipas modelit spanjoll, per vendin tone. Perballe qendrimeve te kunderta, bashkekryetaret e komisionit, Ilir Rusmali - PD dhe Kastriot Islami - PS vendosen qe t'u lene edhe disa dite kohe partive qe te japin qendrimet e tyre mbi modelin zgjedhor, qe duan te aplikohet ne Shqiperi. Konkretisht, cdo force politike do te paraqese se cilin sistem mbeshtet, cfare pragu elektoral propozon dhe se cfare menyre votimi. Me pas do te jete komisioni, ai qe do te vendose perfundimisht, se cfare do te zgjedhe. Partite do te zgjedhin me te mirin mes dy modeleve, qe jane proporcional i personalizuar dhe proporcional rajonal. Te drejten per te bere verejtje do ta kene dhe ekspertet e OSBE/ODIHR-it. Ata do te monitorojne ndryshimet, qe do kerkohen te behen nga partite politike, ne menyre qe te mos lejohen me modele qe lene hapesira per manipulime.