E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hekuri i importuar, si behet kontrolli

Doganat nuk mund te kontrollojne hekurin per shkallen e radioaktivitetit. Ky proces kryhet nga struktura te specializuara, te atashuara prane ministrise perkatese dhe ndermarrjeve qe merren me prodhimin dhe tregtimin e tij. Sipas drejtoreshes se doganes se Elbasanit, Teuta Balliu, dogana kryen kontroll per dokumente te tilla, sic jane fatura tatimore EURO 1, e cila buron nga marreveshja me BE-ne, dokumentet e shoqerimit te mallit, sasine dhe te gjithe dokumentacionin e kerkuar nga doganat dhe tatim-taksa.
"Ne nuk jemi te autorizuar te kerkojme vertetim per shkallen e radioaktivitetit te skrapit, prokateve dhe hekurit, qe futet ne vendin tone. Kjo procedure eshte e sanksionuar nga marreveshja qe kane lidhur kompanite apo tregtaret me ministrine perkatese. Kompani te tilla kane varesi direkte nga Tatim-Taksa e VIP-ave dhe kane lidhur kontrata me Ministrine e Transporteve dhe Energjetikes. Analiza te tilla kryhen nga struktura te specializuara dhe jane pjese e marreveshjes. Keshtu, u takon organeve kompetente qe te kryejne kontrolle ne kete drejtim. Ne i kerkojme firmave te gjithe dokumentacionin e percaktuar ne ligj dhe Kodin Doganor. Megjithate, me sa jam e informuar, edhe ne metalurgji ka struktura te posacme, qe merren me kontrollin dhe certifikimin e hekurit".
Nderkohe, burime nga Keshilli Bashkiak ne Elbasan konfirmuan dje se i kane kerkuar organeve kompetente, sic eshte Inspektorati i Policise Ndertimore, qe te verifikoje certifikatat e pastertise se hekurit, qe hyn dhe del nga firma dhe individe te ndryshem ne Elbasan. Te njejtat burime u shprehen per "KJ", se Keshilli Bashkiak do te njihet me pare me dokumentacionin e firmave dhe pastaj do te marre masat konkrete. Megjithate, komisioni i kontrollit do te nise se shpejti nga puna.
Fatos Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›