E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhen 20 bashkiaket e Ballkanit

Fondacioni "Qemal Stafa" organizoi dje nje takim me kryetare te bashkive nga i gjithe Ballkani per fazen e trete te Dialogut Social Demokrat mbi Pushtetin Vendor, nje program rajonal i organizuar nga Fondacioni "Friedrich Ebert". Ne kete takim moren pjese kryetare te bashkive nga qytetet kryesore te Serbise, Malit te Zi, Bosnjes, Maqedonise, Bullgarise dhe Kosoves. Nga Shqiperia merrnin pjese kryetari i Bashkise se Durresit, Dako, ai i Bashkise se Fierit, Zeqo, kryetari i Bashkise se Kucoves, si dhe kryetari i Bashkise se Tiranes, njekohesisht dhe kryetar i PS-se, Rama. Kreu Rama vleresoi gjate fjales se tij, se "eshte shume e rendesishme, qe ne, si perfaqesues te spektrit Social-Demokrat Evropian ketu ne Shqiperi, te behemi zedhenes te nje politike te re, te nje politike qe merr ne konsiderate te gjitha ato pika kyce, qe e percaktojne alternativen Social-Demokrate, si alternativen e shumices".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›