Abuzuan me trojet në Kashar, lirohen për sjellje të mirë
Në ditën e fundit të punës, Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dy ish-kryetarët e Komunës së Kasharit, të dënuar për mbivendosje pronash në periferi të kryeqytetit. Alfred Sulaj dhe Faik Fejza kanë lënë qelinë e burgut "Mine Peza" të Tiranës dy ditë më parë, pas vendimeve të gjykatës për ulje dënimi. Një ndër arsyet e pranimit të kërkesës së uljes së dënimit, sipas gjykatës, ka qenë sjellja e mirë e të dënuarve, madje ish-komunarët kishin filluar edhe punë në institucionin e vuajtjes së dënimit në dobi të të burgosurve të tjerë.
Faik Fejza
Gjykata e përbërë nga gjyqtari Artan Broci, me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të burgut përkatës, mori në shqyrtim në datën 31 korrik kërkesën e shtetasit Faik Fejzo për "ulje dënimi 90 ditë". Në fillim të seancës gjyqësore, përfaqësuesja e burgut kërkoi pranimin e kërkesës. Gjykata, pasi e bisedoi çështjen në tërësi, vëren se i dënuari Fejza, me anë të kërkesës së paraqitur pranë gjykatës, ka kërkuar uljen e dënimit. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, ka rezultuar e provuar se: Faik Fejza është dënuar në datën 2 shkurt 2009 nga Gjykata e Tiranës për "falsifikim të dokumenteve", ndryshuar me vendimin e datës 15 qershor 2009 të Gjykatës së Apelit dhe e dënon atë përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim. Sipas gjykatës, Fejza kishte vuajtur gjithsej 2 vjet e 5 muaj e 8 ditë burgim. Të dënuarit i kishin mbetur edhe 2 muaj e 22 ditë për të vuajtur. "Rezultoi e provuar se kërkuesi nuk ka përfituar ulje dënimi që nga data 22 korrik 2008 deri më datë 22 korrik 2009. Bindës për gjykatën është edhe qëndrimi i përfaqësuesit të Burgut 302 në Tiranë", thuhet në vendim. Sipas tij, vlerë provuese për gjykatën kanë edhe provat e administruara, dinamika e vuajtjes së dënimit, si edhe vlerësimi i sjelljes, ku është përcaktuar se komisioni i vlerësimit të sjelljes është i mendimit për pranimin e kërkesës së të dënuarit për ulje dënimi. "U provua plotësisht gjatë seancës gjyqësore se Faik Fejza plotëson kushtet e nenit 63 të ligjit 8328 datë 16.04.1998.
Përfundimisht gjykata çmon se duhet pranuar kërkesa, pasi gjen mbështetje në ligj dhe në prova", thuhet në vendim.
Alfred Sulaj
Një ditë para lirimit të Faik Fejzës, e njëjta gjykatë, ajo e Tiranës, kishte liruar për "sjellje" të mirë Alfred Sulajn, i dënuar për mbivendosje pronash në komunën që drejtonte pas vitit 2007. Gjyqtari Altin Abdiu hapi shqyrtimin kryesor pas kërkesës së burgut që përfaqësohej nga Blendi Nallbani. Portieri i ekipit të futbollit të Tiranës, që punon në burgun "Mine Peza", kërkoi në gjykatë që të pranohej kërkesa e Sulajt. Gjykata, pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, vëren se me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë të datës 15 qershor 2009, kërkuesi Alfred Sulaj është dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim dhe 600 000 lekë gjobë. Gjykata, duke iu referuar ligjit për ulje dënimi, thotë se "të dënuarit që zbatojnë rregullat dhe kanë një pjesëmarrje shembullore në veprimtaritë trajtuese, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri, mund të përfitojnë një ose disa ulje deri në 90 ditë në çdo vit të vuajtjes së dënimit". Sipas gjykatës, për dhënien e këtij shpërblimi të veçantë vlerësohet qëndrimi i të dënuarit. Në rastin konkret, sipas vlerësimit të sjelljes, rezulton se i dënuari ka një sjellje shumë të mirë dhe pjesëmarrje aktive në veprimtari trajtuese dhe edukative, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri. Gjithashtu, i dënuari është i punësuar në bibliotekën e këtij institucioni. Në këto kushte, gjykata çmoi se kërkesa e paraqitur i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në ligjin për uljen e dënimit dhe si e tillë ajo duhet pranuar, duke i ulur të dënuarit pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit prej 2 muaj e 23 ditë.
Dobjani
"Gjyqet për ulje dënimi,
me shkelje të rënda ligjore"
Gjyqet për uljen e dënimit të personave që e vuajnë atë në burgjet shqiptare zhvillohen me parregullsi të rënda ligjore dhe procedurale. Kjo, jo për faj të organeve të drejtësisë, por për shkak të një sërë problemesh në praktikat gjyqësore, numrit të lartë të kërkesave dhe mospërballimit të fluksit nga punonjësit aktualë të gjykatave dhe shpenzimeve të mëdha shtetërore. Nisur nga ky fakt, disa muaj më parë, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, me anë të një rekomandimi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, marrjen e menjëhershme të masave për përmirësimin e situatës. Sipas rekomandimit, të cilin Dobjani ia bënte të ditur edhe zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, pas ankesave të shumta nga të burgosurit, "Avokati i Popullit kreu një studim të volumit të çështjeve që trajtohen nga gjykatat, cilësinë e tyre dhe përballimin e këtij procesi nga ana e IEVP-ve përkatëse". Pas përpunimit të të dhënave të marra në një prej institucioneve të vuajtjes së dënimit, ekspertët e Avokatit të Popullit kanë konkluduar në problemet që çojnë në moszbatimin e ligjit gjatë shqyrtimit të kërkesave të të dënuarve.