Davutoglu: Assadi “të bëhet” si Gorbachovi, e jo si Miloshevici

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se Rusia ka bërë “gabim” duke i vërë veto rezolutës së OKB-së për Sirinë.
Draft-rezoluta mbështetej në planin e Ligës Arabe dhe kërkonte dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Duke folur në Washington, Davutoglu tha se Turqia e kundërshton ndërhyrjen e huaj në shtetin sirian, porse “vendimi i Assadit për të luftuar kundër popullit të tij, nuk i ka lënë Ankarasë zgjidhje tjetër, pos të mbështesë popullin e Sirisë”.
“Ne duam që presidenti Assad të bëhet si Gorbachovi, të transformojë sistemin. Por, Assadi do që të jetë si Miloshevici. Andaj, Turqia sot mbështet popullin e Homsit, siç e ka mbështetur popullin e Sarajevës”, tha Davutoglu.