E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban dënon sulmet në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka dënuar sulmet vetëvrasëse të së premten në Alepo të Sirisë, ku mbetën të vrarë 28 persona dhe u plagosën 235 të tjerë.

Ban u shprehu ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave të sulmeve me makinë bombë.

Ai po ashtu bëri thirrje për një “zgjidhje gjithëpërfshirëse paqësore politike”, për t’i dhënë fund dhunës pothuaj njëvjeçare në Siri.

Shpërthimet erdhën në kohën kur forcat e qeverisë po vazhdojnë ofensivën në Homs, ku aktivistët opozitarë thonë se qindra njerëz janë vrarë javën e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›