Mbi 540 viktima nga i ftohti në Evropë

Hungaria ndërpreu lundrimin në pjesën hungareze të Danubit, për shkak të shtresës së trashë të akullit dhe ku transporti përgjatë lumit më të frekuentuar evropian pothuajse është ndërprerë tërësisht.
Në vendet e tjera përgjatë Danubit, duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Serbinë dhe Bullgarinë, tashmë është ndërprerë komunikacion për shkak të akullit të madh.
Edhe Mali i Zi ndodhet prej ditësh nën kushte të këqija atmosferike. Gjendja është më e rëndë në veri të vendit, ku janë të pakalueshme një pjesë e rrugëve, ndërsa pothuajse të gjitha fshatrat në atë rajon janë të mbuluara nga dëbora.
Edhe Kroacinë e përfshiu vala e ere e dëborës, e cila po bie pandërprerë në mbarë vendin. Disa linja të autobusëve drejt Dalmacisë janë anuluar, trenat qarkullojnë me vonesa minimale, ndërkohë që transporti ajror zhvillohet në mënyrë të rregullt.
Në Itali, moti i ftohtë gjatë 10 ditëve të kaluara ka marrë 45 jetë njerëzish.
Komunikimi është vështirësuar në rajonin verilindor të Emilia-Romanjas. Automjetet në Romë mund të udhëtojnë vetëm me zinxhirë, ndërsa shkollat dhe institucionet shtetërore në qytet janë të mbyllura.
Në Rumani 13 persona vdiqën gjatë natës së kaluar nga të ftohtit. Së paku 135 raste vdekjesh për shkak të kushteve ekstreme të këtij dimri janë regjistruar në Ukrainë, 82 në Poloni, 46 në Rusi, 25 në Çeki dhe 24 në Lituani.