Acarohen raportet shtet-biznes
Sikundër ishte parashikuar, miratimi i projektligjit "Për procedurat tatimore", pa marrë parasysh vërejtjet e biznesit, po përkeqëson klimën mes këtyre të fundit dhe qeverisë. Beteja e fituar te Kushtetuesja ishte vetëm për njërin nen, i cili detyronte bizneset të parapaguanin gjobën 15 për qind para apelimit, por të tjera nene duken akoma e më të rënda për t‘u zbatuar, siç është ai i parapagimit të detyrimit para apelimit në shkallën e parë (Drejtoria e Tatimeve). Tashmë bizneset janë të detyruara, ashtu të grupuara sikundër vepruan me "nenin e gjobave", të rinisin sërish kërkesat për shfuqizimin e disa akteve nënligjore, të cilat diskriminojnë komunitetin e sipërmarrjes private në vend. Për këtë gjë, Konfederata e Bizneseve Industriale, Konfindustria, ka paralajmëruar dje një thellim të krizës për sa u përket raporteve shtet-biznes, nëse nuk merren parasysh një sërë kërkesash të propozuara nga biznesi lidhur me ligjin e ri të tatimeve.
Alarmi
Konfindustria ka shprehur edhe një herë shqetësimin për miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të projektligjit "Për procedurat tatimore" pa marrë parasysh vërejtjet profesionale të biznesit. Sipas administratorit të saj, Gjergj Buxhuku, "qeveria nuk mori në konsideratë paralajmërimet tona për pasojat e rënda që do të sjelli në klimën e biznesit". Buxhuku thotë se përdorimi i referencave nga tatimorët, mungesa e Gjykatës Administrative, ligji i falimentit, si dhe ndërhyrja në pasurinë vetjake të aksionerëve dhe administratorëve të kompanive në ligjin "Për shoqëritë tregtare", do të jetë me pasoja të rënda në keqësimin e frymës së bashkëpunimit shtet-biznes, shumë i rëndësishëm sidomos për investimet prodhuese.
Kërkesat
Bizneset pranojnë një legjislacion të ashpër tatimor, por me kushtin e vetëm që të jetë i një vendi anëtar i Bashkimit Evropian. Kjo është njëra nga kërkesat e paraqitura dje nga administratori i Konfindustrias, duke mos harruar rëndësinë që ka ngritja sa më shpejt të jetë e mundur e Gjykatës Administrative. "Përcaktimin e saktë në ligj të rasteve se kur duhet të përdoret sistemi i referencave, për të shmangur mundësinë e keqpërdorimit të tyre nga institucionet e fiskut", kërkesë kjo e bizneseve, e cila nëse nuk merret parasysh, pritet që gjendja e ekonomisë shqiptare të përkeqësohet.