E Shtunë, 31 Tetor 2026

"G99" kundërshton ligjin e tatimeve

Lëvizja "G99" vlerëson se nxitimi i qeverisë ka prodhuar një projektligj me aspekte arbitrare, i cili kufizon lirinë e biznesit. Sipas tij, ligji i miratuar para dy ditësh në Kuvend i jep kompetenca të panevojshme administratës tatimore, duke krijuar barriera dhe ndikim negativ për klimën e biznesit. "Projektligji fuqizon administratën publike, duke i dhënë ekzekutivit të drejtën e përdorimit të metodave alternative për llogaritjen e detyrimit tatimor e duke lënë shteg për subjektivizëm dhe korrupsion", theksoi "G99". Ndërsa shtoi se dispozitat e këtij projektligji keqbalancojnë marrëdhënien shtet-biznes, duke shtuar masat e presionit dhe ndëshkimin subjektiv e të padrejtë të bizneseve në disa raste. "Paaftësia për të identifikuar evazionin fiskal krijon potencial korruptim, duke mundësuar të digjet i njomi me të thatin", thuhej në njoftimin për shtyp të lëvizjes "G99".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›