"Sefgjini më rrëmbeu e më rrahu"
Një tjetër dëshmi që vërteton implikimin e Arben Sefgjinit në rrëmbimin e tre personave në vitin 1995 është siguruar nga grupi hetimor. Megjithëse çështja është në gjykim, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë vijuar me mbledhjen e informacioneve për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Avdyl Loshajt dhe Ziso Kristopulit. Ky i fundit është marrë në pyetje dje në Prokurorinë e Sarandës nga prokurori Sali Hasa, i cili është urdhëruar nga akuza qendrore për një veprim të tillë. Nga të dhënat e para që kanë mbërritur në organin qendror të akuzës mësohet se Kristopuli ka pranuar se dëshmitë e dhëna disa kohë më parë janë të vlefshme dhe se janë të njëjtat fakte që do të deklaronte edhe sot. Ai ka shtuar disa detaje të vlefshme për organin e akuzës, teksa ka pohuar se është marrë personalisht në pyetje nga Arben Sefgjini, i cili më pas ka urdhëruar dhunë ndaj personit të tij.
Dialogu me Sefgjinin
"Arben Sefgjini më ka marrë në pyetje në Vain të Lezhës dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje", mësohet se ka deklaruar Kristopuli. Ai ka saktësuar se ish-shikasi, tashmë në pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve ka qenë një javë para se të "rrëmbehej" në lokalin e tij, i "maskuar", duke e mbajtur nën vëzhgim. Kristopuli ka rrëfyer për organin e akuzës edhe një dialog që ka kryer me Sefgjinin në bazën e SHIK-ut në Lezhë. "Në momentin që Sefgjini po më merrte në pyetje më thotë: Njihemi gjë? Unë i them se: Të kam parë në lokalin tim një javë më parë. Në atë moment mbaje një kapele në kokë. Pas kësaj bisede, sipas Kristopulit, ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është ngritur nga karrigia ku ishe ulur dhe është drejtuar nga vendi ku rrija unë, duke ushtruar dhunë fizike. Në deklarimet e shënuara në procesverbalin e organit të akuzës shkruhet se Kristopuli ka pësuar edhe më pas dhunë fizike nga inspektorët e bazës së SHIK-ut.
Bindet prokuroria
Deklaratat e Kristopulit, bazuar edhe në dëshminë e ish-shikasit Avni Koldashi, kanë bindur prokurorinë se dy persona nga SHIK-u i 1995 kanë shkuar në Sarandë dhe kanë marrë të dyshuarin. E kanë transferuar në Tiranë dhe e kanë dërguar në godinën e SHIK-ut në Vain të Lezhës ku është marrë në pyetje nga Sefgjini. Sipas akuzës, Kristopuli është pyetur nëse ka lidhje me Remzi Hoxhën dhe Avdyl Loshajn, pasi ky i fundit ishte strehuar në banesën e Kristopulit në qytetin e Sarandës dhe kishte qëndruar disa ditë. Dyshimet e ngritura nga zyrtarët e SHIK-ut në atë kohë flisnin për një lidhje të mundshme midis tre të rrëmbyerve dhe për këtë arsye ai është tërhequr nga Saranda për t‘u "ripunuar". Me gjithë keqtrajtimet e vazhdueshme në qelitë e SHIK-ut në Lezhë, inspektorët e SHIK-ut nuk mësuan asnjë detaj që lidhej me Kristopulin, Loshajn dhe Hoxhën. Më pas, qytetari nga Saranda është liruar. Në dëshmitë në prokurori, Kristopuli ka deklaruar se është keqtrajtuar nga SHIK-u dhe se ka dëgjuar për keqtrajtimet e Remzi Hoxhës. Sipas organit të akuzës, Ziso Kristopuli do të thirret për të dëshmuar në procesin gjyqësor që është hapur prej disa javësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Intervista
Koldashi: Sefgjini më urdhëroi të "rrëmbeja" Kristopulin
"Unë nuk e kam njohur Ziso Kristopulin përpara asaj periudhë si person, pasi nuk kishte arsye ta njihja. Më kërkojnë në Drejtorinë e Tiranës, ka qenë diku nga muaji tetor i vitit 1995. Aty ishte drejtori dhe zv/drejtori, pra Mehmet Hoxholli dhe ka qenë zv/drejtori Arben Sefgjini. Dhe pasi u përshëndeta më thanë se kemi një person që duhet të tërheqim nga Saranda për bisedë operative. Më thanë se është e nevojshme se duhet të shkosh ti meqenëse se je më i njohur me problemet, pasi je më i aftë se inspektorët, pasi veprimtaria ishte e sigurt. Dakord i thashë unë. Detyra ishte kështu që unë do të merrja kontakt me kryetarin e Sarandës dhe do të ishin ata që do e sillnin personin dhe ne do e bënim transportimin nga Saranda për në Tiranë. Mora dy punonjës, në makinën e bazës dhe e pajisëm me targa shtetërore. Shkuam në Sarandë. Të nesërmen mora kontakt unë me kryetarin e Sarandës të Shërbimit Informativ. Ia bëra prezent atij. Shkuan dy punonjës të mi, e morën dhe e sollën para hotelit ku unë isha. Erdha në Tiranë. E lashë në makinë me dy inspektorët dhe u futa në bazën e vëzhgimit. Marr në telefon zv/drejtorin z.Arben Sefgjinin, i them se z.Arben unë problemin e kam kryer. Më kujtohet se më tha se jam jashtë Tirane dhe do të futesh në lidhje me drejtorin e Drejtorisë së Parë pranë Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili quhej Gëzim Kupe. Kupes ia bëra prezent problemin dhe më tha se unë në moment do të njoftoj kryetarin e Lezhës dhe do ta dërgoni për në Lezhë. Unë me thënë të drejtën, nuk e kam shoqëruar brenda, kam qenë deri te dera. S‘ishte e nevojshme të shkoja. E kanë marrë dy inspektorët".