Bojaxhi: KESH po penalizohet nga tregu rajonal
Kreu i KESH-it është i treguar i hapur gjatë diskutimit të djeshëm në Kuvend lidhur me situatën energjetike, sidomos për tregjet rajonale. Gjergj Bojaxhi e ka kritikuar disi edhe punën e gjykatave, të cilat i nuk marrin në konsideratë denoncimet e KESH-it për rastet abuzive të vjedhjes së energjisë elektrike.
Zoti Bojaxhi, çfarë është bërë dhe po bëhet aktualisht në lidhje me çështjen e matësve të energjisë elektrike?
Gjatë këtyre 2-3 muajve të fundit ne kemi instaluar mbi 20 mijë matës te konsumatorë të ndryshëm. Ne po informojmë konsumatorët me anë të mediave të ndryshme për nënshkrimin e kontratave për vënien e matësve, njëkohësisht jemi duke instaluar aparatet me apo pa dëshirën e konsumatorëve, por sigurisht duke marrë parasysh se kjo është një punë kolosale, e cila kërkon kohë. Jemi të bindur që deri në fund të këtij viti e gjithë shpërndarja do ta ketë të mbyllur këtë proces.
Lidhur me problemin e humbjeve të energjisë në rrjet, a mendoni se ato mund të zvogëlohen edhe më shumë, duke dixhitalizuar procesin e matjeve?
Për sa i takon elementit të humbjeve, ne gjykojmë se në rrjetin e shpërndarjes mbi 60% e humbjeve janë humbje teknike, pasi rrjeti ynë është tepër i amortizuar dhe i mbingarkuar në të njëjtën kohë. Megjithatë, duke hequr mënjanë efektin e investimeve, i cili ka dhe ai vendin e vet me punën që po bëhet, ne gjykojmë se po të vazhdojë puna me këtë ritëm do ta eliminojmë këtë problem, pavarësisht problemeve që kemi pasur me gjykatat. Na rezulton se niveli i bakshisheve të punonjësve të korporatës është vetëm 6%, nivel ky shumë më i mirë se çka qenë më parë. Këtë fenomen do të vazhdojmë që ta luftojmë, por ky rezultat tregon që gjendja nuk është alarmante sa aludohet në media të ndryshme.
Ndërkohë, dixhitalizimi i procesit të matjeve e bën të nevojshme ristrukturimin e fuqisë punëtore në korporatë?
Unë do të thosha se numri i faturistëve, por edhe numri i punonjësve të KESH-it, do të duhej të zvogëlohet, por kjo vetëm duke u shoqëruar paralelisht me një investim në teknologjitë të reja. Duhet të kuptohemi se korporata ka një numër shumë të madh punonjësish në krahasim me numrin e konsumatorëve, por jemi gjithashtu shumë të vetëdijshëm, që në tërësi KESH ka një teknologji të vjetruar, por, nga ana tjetër, ka dhe një konsumator, i cili nuk është në standardet perëndimore. Duke i marrë të gjitha këto bashkë, gjykoj që për momentin raportet e punonjësve me problemin në fjalë nuk janë në proporcion. Duke ulur problemet dhe duke investuar më tej në teknologji, do të duhej që të reduktohej edhe numri i punonjësve. Kjo është marrë parasysh edhe në procesin e privatizimit dhe do të jetë pjesë e formulës për të. Domethënë, rritja e eficensës do të shoqërohet me investime të reja, si dhe me reduktime në elementë të caktuar të fuqisë punëtore. Për sa i takon mbështetjes nga shteti, gjykoj që ka pasur një bashkëpunim tepër të mirë me Policinë e Shtetit, si dhe me prokurorinë.
Si mendoni që do të jetë zgjidhja me problemin e gjykatave, me të cilën edhe jeni përballur më së shumti?
Ajo që ne nuk po gjejmë zgjidhje ka të bëjë me nivelin e gjykatave. Lidhur me fenomenin e humbjeve dhe lidhjeve të paligjshme, gjykatat akoma nuk e kanë kuptuar se ky është një fenomen social tepër i dhimbshëm për ekonominë e vendit dhe pavarësisht përpjekjeve që kemi bërë për t‘u treguar rëndësinë që kanë këto çështje, gjykoj që institucionet gjyqësore nuk po përgjigjen në ritmin dhe në kohën e duhur. Por kjo nuk na ka penguar që ne të ndëshkojmë të gjithë ata konsumatorë që kanë abuzuar me energjinë elektrike. Ne do të vazhdojmë të jemi në vazhdën e marrjes së masave ndaj këtyre konsumatorëve.
Për sa i përket tregut rajonal, çfarë masash janë marrë?
Korporata padyshim është institucioni që përballet direkt me tregun rajonal. Ne, shpeshherë jemi ndeshur me abuzimet që bëjnë kompanitë shtetërore të vendeve të tjera, duke përdorur pozicionet e tyre që kanë në rajon, në përcaktimin e tarifave. Mendojmë që të gjitha vendet e rajonit kanë kontrolle të çmimit të energjisë elektrike për tregun e tyre të brendshëm, por kur vjen puna te tregu rajonal, nuk ka një ent, i cili duhet të vendosë çmimet. Dhe për këtë arsye është normale që kompanitë, si shtetërore apo private që operojnë në rajon, të përdorin nervozizmin për të çuar çmimin e energjisë në nivelet që ata e quajnë dhe më të leverdishëm. Kjo nuk ka të bëjë me abuzimin që mund të bëjnë këto kompani, por duke marrë parasysh që kanë limite brenda tregjeve të vendeve të tyre përpiqen që të kompensojnë kostot dhe tarifat që ata kanë, duke bërë një lojë tjetër në tregun rajonal. Këto vende, duke subvencionuar popullatën e tyre, siç bën edhe shteti shqiptar, në mënyrë indirekte reflekton edhe në kostot e energjisë që ngelet për t‘u shitur në rajon.
Në këtë drejtim mbetet që nga BE-ja duhet të ketë standarde parimore për përcaktimin e një tarife të rregulluar...
Nga BE-ja mund të ketë standarde parimore, mund të ketë edhe standarde që mund të jenë traktate të firmosura, por meqë nuk ka mekanizëm penalizimi, këtë e pësojmë vetëm ne.