E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michnik, përmbledhje esesh në shqip

Një përmbledhje esesh nga gazetari i njohur Adam Michnik vjen në shqip përmes Institutit Shqiptar të Medias. Titullohet Në kërkim të sensit të humbur dhe është libri i parë i autorit që botohet në gjuhën shqipe. Esetë e këtij libri u përzgjodhën nga vetë autori për lexuesin shqiptar. Adam Michnik (lindur më 17 tetor 1946) në Varshavë është kryeredaktori i gazetës më të madhe në Poloni, gazeta Wyborcza dhe një ndër intelektualët publikë më të shquar në kohën tonë. Michnik është historian, eseist dhe publicist politik me famë jo vetëm në vendin e tij, por në mbarë botën. Në vitet 1968-1989 ai ka qenë ndër organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të lëvizjes opozitare demokratike ilegale në Poloni. I burgosur disa herë nga regjimi komunist, ai u bë një ndër simbolet e rezistencës antikomuniste në Europën Lindore. Adam Michnik është vënë në listën e 50 individëve që konsiderohen 50 Heronjtë e Shtypit të Lirë (50 Press Freedom Heroes), nga International Press Institute (2000); si edhe është zgjedhur nga gazeta Finacial Times, si një ndër 20 gazetarët më me influencë në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›