Laç, depresioni, vetëvritet 24-vjeçari
LAÇ – Papunësia çon në vetëvrasje një të ri në qytetin e Laçit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00, kur 24-vjeçari Bledar Sefa humbi jetën si pasojë e një akti vetëvrasës. Familjarët e viktimës kanë dëgjuar një të shtënë arme në dhomën e gjumit, ndërsa më pas janë përballur me trupin e tij të pajetë. Sipas policisë, Sefa kishte qëlluar veten në kokë me një qifte shotgan, duke pësuar vdekjen e menjëhershme. Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e shpejtë duke e dërguar në spitalin e Laçit, por nuk kanë mundur dot t’i shpëtojnë jetën, pasi mjekët e këtij spitali kanë konfirmuar vdekjen që në momentin e goditjes me armë. Në vendngjarje mbërriti policia, e cila sekuestroi armën me të cilën i riu i vetëflijua si dhe mori dëshminë e familjarëve të tij. Paraprakisht dyshohet se 24-vjeçari të jetë vetëflijuar në kushtet e një depresioni për shkak të papunësisë. Burime të policisë bënë të ditur se janë duke hetuar pa përjashtuar edhe pista të tjera. r.n