Ada kërkonte tolerim nga Bylis
Arsyet e dhunës
Dhuna e ushtruar nga stafi teknik dhe futbollistët e Adës ndaj lojtarëve të Bylisit lidhet me luftën për një “biletë” në zonën e ndeshjeve “play-out”. Skuadra nga Velipoja kërkonte që ballshiotët t’i toleronin, në mënyrë që të fitonin tri pikë të lehta dhe të ruanin hapin e Partizanit dhe të Kamzës, dy skuadrat që pretendojnë të paktën vendin e katërt në klasifikim. Por, duke qenë se kryesuesit e Kategorisë I nuk pranuan të bënin kompromise, në fushë nisën ndërhyrjet e dhunshme, që sollën edhe mjaft probleme në radhët e Bylisit. “Përpara dhe gjatë ndeshjes, lojtarët e Adës u thonin futbollistëve të mi përse luanin, pasi Bylisi nuk kishte nevojë për pikë”, bëri të ditur presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj.
#