Adami pyet Zotin
Në kopështin e Edenit një ditë, njeriu i parë, Adami pyet Zotin i çuditur:
-Pse o Zoti im, e ke bërë femrën kaq të bukur?
-Që të biesh ti në dashuri me të. –i përgjigjet një zë nga lart.
-Po mirë, pse e bëre dhe kaq budallaqe?!
-Që edhe ajo të të dashurojë ty biri im...
Gishti
Fëmija kishte ves që ta mbante gishtin në gojë dhe e ëma për ta frikësuar djalin, i thotë:
-Bir, mos e mbaj gishtin në gojë se do të shëndoshesh.
Djali nga frika e harron vesin. Një ditë, kur po dilte shëtitje me të ëmën shikojnë një grua me barrë dhe djali i thotë së ëmës: -O ma, kushedi ça i paska punuar gishtit ajo teta...
30 Qershor 2008