Will Smith puthet në televizion me gazetarin David Letterman
Ndoshta e ka bërë për efekt të audiencës, të paktën kjo mund të mendohet por puthja “emocionuese” ndërmjet aktorit Will Smith dhe gazetarit David Letterman ka përfunduar në faqet e para të gazetave amerikane. Aktori ka qenë i ftuar special në një shfaqje televizive, për të folur mbi filmin e tij më të fundit. Në momentin kur ai ka puthur në buzë gazetarin, drejtues të emisionit David Letterman është regjistruar një numër rekord spektatorësh.
Gjyqi për rrahjen e policit
“Pantera e zezë e pasarelave” pranon “mëkatet” e saj në Angli
Naomi Campbell pranon fajet e saj. Ajo ka shkuar në një prej gykatave të Londrës, pasi ka rrahur një prej agjentëve të aeroportit Heathrow më 3 prill të këtij viti. “Pantera e zezë” e pasarelave pranoi fajin duke i thënë gjykatëses se kishte sulmuar dy policë, pasi kishte humbur një prej bagazheve të saj. Top modelja 38-vjeçare u dënua për aktin e kryer me 200 orë shërbim social. Gjithashtu, ajo do t’i paguajë edhe 200 stërlina (252 euro) çdo agjenti të fyer, ndërsa 180 stërlina kapitenit të BA, Miles Sutherland. Përveç kësaj, Campbell do të paguajë një gjobë prej 2.300 stërlina (3.160 euro).
30 Qershor 2008