Shkrimtarët - jashtë vijës së verdhë…
Roland Gjoza për Roland Gjozën. I hapur, plot dhembje dhe problemor.
Sepse këtu është vija ndarëse. Shkrimtari i vërtetë, që shpesh harrohet, është jashtë vijës së verdhë, ku s'ka lexues, ndërsa shkrimtari i bestsellerve është brenda vijës së verdhë, ku është lexuesi, suksesi, paraja. A mendoni se ai që ndjek këtë shije e që përbën 90% të njerëzve, do te lexonte Frederik Reshpjen, Luis Borgesin, Franc Kafkën, Xhejms Xhojsin apo Marsel Prustin? Natyrisht që jo. ǒduhet bërë? Asgjë. Ky është mallkimi. Hyn te sakrifica, te një faqe e sakrificës. Se sakrifica ka shumë faqe. Një nga ato është lexuesi, një tjetër mund të jetë lufta për bukën e gojës, një tjetër harresa, e kështu me radhë.
Unë hyj te lufta për bukën e gojës. Shkruaj se nuk rri dot pa shkruar, po budallallëk është që shkruaj, se nuk kam si e justifikoj. Gazetat nuk paguajnë. Botuesit kërkojnë parà. Libri nuk blihet. Kur botoj një libër, heq diçka nga goja e fëmijëve. Po nuk bie në dëshpërim. Shkruaj. Është tejet e dhimbshme dhe e bukur të shkruash.T'ia thuash një njeriu që bën hesape, ai ta vë vizën; t'ia thuash gruas, për të fshehur mosbesimin e saj të madh, ajo të thotë mjaft, se u lodhe; t'ia thuash nënës, ajo të kopjon, shkruaj, bir, se kushedi ç’bën Perëndia; t'ua thuash fëmijëve, ata të thonë, babi, kot e ke, s'të lexojmë...
Shkruaj, po pse shkruaj? Për bukën e shpirtit. Shpirti im ka uri të përhershme. Kjo është ana figurative. Po ndoshta shkruaj nga mallkimi që duhet të shkruaj, ose ngaqë s'di të bëj gjë tjetër. Sot i mungojnë shumë gjëra një shkrimtari. Habitati, ai sikur s’është në kohën dhe vendin e vet. Nëse ka një njeri fare të tepërt, ai është, dora vetë. Koha, i mungon koha, sepse ai lufton për bukën e gojës. Harresa. Sepse ai s'ka lexues. Pushteti nuk merret me të. Sot është koha e interesit. Ç'interes mund të këtë për një shkrimtar të vetmuar, që s'është as deputet, as anëtar partie? Mjerë ai që është shkrimtar dhe kaq. Lum ai që është shkrimtar dhe kaq.
Treçerekun e kohës ia kam vjedhur Amerikës për të shkruar romane, tregime dhe poezi. Pse them kësht? Sepse në Amerikë është shprehja: Time is money (koha është parà).Të gjithë nxitojnë për të fituar atë të nxirë para, ndërsa unë primitivi shkruaj në metro, në punë, në shtëpi. Këtu ka shkrimtarë të mëdhenj që unë s’i njoh. Shoqata pa fund me emra të konsumuar patriotikë, që u ka ngelur ora te viti ‘13. Po kjo s'ka rëndësi për mua, se ua kam pirë lëngun. Ne kemi marrë me vete provincën dhe e kemi lëshuar në mes të Amerikes. Mungon vetëm ai huri proverbial te qoshku i kafenesë, ku lidhej gomari, ndërsa tani parkohet vetura e re që bie shumë në sy.
- Marlboro të bardhë?
Jo, nuk pi cigare. Mos u çudisni, nuk kam nevojë për asnjë lloj eksitanti që të sjellë në qejf e të nxitë të shkruash. Ato janë të mira, i pëlqej, po nuk m'i pranon ky djall organizmi. Në shikim të parë, duket si dobësi, humbet ca raste të mira drekash e darkash me miq, provon një ndjenjë vetëpërjashtimi, je si në bisht të syrit, jo përballë. Edhe pa pirë jam si i pirë. Mund të shkruaj në çdo rrethanë, po këtë nuk e bëj. E respektoj shumë aktin e të shkruarit, që kërkon çastin e duhur dhe shumë vetmi.
- ǒështë kjo vetmi e të shkruarit?
Shkrimtari lind, nuk bëhet. Atë e shoqëron vetmia që në lindje. Ai ka një dhembshuri në përgjithësi për njerëzit, siç thotë Çehovi. Tryeza e shkrimit me takëmet, lapsi, stilolapsi, goma, letra, është fabrika e tij. Sot përdoret kompjuteri, por jo nga të gjithë. Për një sy të huaj, procesi i të shkruarit është tejet monoton e i mërzitshëm. Por ai, shkrimtari, arrin të prodhojë në këto orë vetmie, për ditë e ditë të tëra, për muaj e vite, nga një mal me libra një libër të qëlluar, nëse është me fat.
- Pse një libër?
Për mua aq mbetet. E them në një kuptim simbolik. Shkruhet kaq shumë, ka aq tepër libra, sa jo rrallë të vjen të heqësh dorë. Sa mirë do të ishte që shumica të hiqnin dorë. Po kjo nuk ndodh, sepse letërsia është iluzion i pamposhtur. Hiqi njeriut pandehmën se është i madh, dhe ai ka për të të urryer. Kjo është sindromë e kohës.
- Letërsia është e rrezikshme, sipas jush?
Shpesh mbetet t'ia pohojmë vetes. Çfarë, do të pyesni ju? Që të heqim dorë. Pastaj të nesërmen pendohemi. Shkruajmë përsëri. Nuk thashë se letërsia është e rrezikshme. Ajo është dashuri. Është një prodhim që del nga sinqeriteti dhe e vërteta. Këtë e ka thënë Heminguej..
- Është e vështirë të shkruash duke u nisur nga sinqeriteti dhe e vërteta?
Është e vetmja mundësi. Është trimëri. Është fat, nëse të ecën. Përvojat janë frutdhënëse, po shpesh të hidhura. Do të thuash atë që është, jo atë që mendon. Botova romanin "Mëkati", që u prit mirë. Është një ngjarje e vërtetë, që ka ndodhur në fëmijërinë time. Personazhet janë prindërit e mi. U nisëm natën në drejtim të një kishe, bëmë shumë rrugë në këmbë. Në atë kohë, familjes sime nuk po i ecte, kërkonim ndihmë nga Zoti. Ajo ishte një natë me shumë sekrete që duheshin mbajtur fshehur, po me një tharm të madh artistik, ëe ëe tundonte tmerrësisht. Duhej sakrifikuar privatësia e familjes, që e dinin pak vetë, privatësi e kaluar nëpërmjet filtrit të sinqeritetit dhe të së vërtetës, që për rrethin e ngushtë familjar donte të thoshte tradhti, ndërsa për publikun thjesht një vepër letrare e bukur. A do të kisha kurajë për ta bërë? U prisha me hallën, bëra fjalë me babanë, shumë nga farefisi ma hoqën fillin. Kjo mëri vazhdon sot e kësaj dite. Pas një suksesi fshihen shumë sakrifica.
- Letërsia nuk është një trillim?
Trillimi është, por vjen më vonë, kur realiteti kërkon ndihmë. Nuk ka letërsi pa një nxitje nga jeta dhe pa imagjinatë. Shkrimtarët presin kujtimet e pyllit të tyre familjar. S'mbetet sekret pa nxjerrë. Çehovi u prish me miqtë, Gollsuorthi me farefisin,Tolstoi me familjen, Kadareja pati punë me pinjojtë e familjeve të fisme gjirokastrite dhe plot raste shkrimtarësh të tjerë.
- Jo të gjithë sakrifikojnë, apo jo?
Nuk është këtu thelbi i çështjes, as se për çfarë do të shkruash, por as si do ta shkruash. Është diçka më e thellë.Vepra fle. Fle dhe rritet. Brenda teje. Ajo është e fashuar si Shën Llazari. Është e gjallë. Po dhe e vdekur. Gjallëvdekura, kjo simbiozë delikate, e trondit shkrimtarin gjatë gjithë jetës së tij. Kur e shikoni të hutuar, krejt të shpërqëndruar, të zymtë e indiferent, ta dini se ai merret me Shën Llazarin, i heq një nga një fashot. Ky proces i brendshëm mund të zgjasë 20 vjet dhe vepra mund të dalë për dy javë. Kur shkruan, je nën pushtetin e saj të pamposhtur. Mbaroi. As ti s’e di si ndodhi, doli prej teje, apo ti ishe ena që e mbajti dhe fryma e nxori. Është një proces i shenjtë për mua. Për shumë kohë je i pavetëdijshëm, por brenda vetëdijes je ti dhe s'je ti, je i zgjedhuri, i shenjuari për të shqiptuar, për të lënë një kumt.
- Besoni se kumtet kështu kanë ardhur?
Unë besoj. Kam dhe forcë parashikuese në kohëra të vështira. Vijnë plot sinjale të turbullta që lënë një mbresë, e cila deshifrohet si në shkrimet e shenjta. Shkrimtarët e mëdhenj aq shumë u afrohen sekreteve divine, sa shpeshherë nuk besohen se kanë qenë njerëz. Homeri, Dante, Shekspiri. Kjo pandehmë e një fuqie të mbinatyrshme na kaplon sa herë lexojme veprat e mëdha.
- Shkruhen sot vepra të mëdha?
Në çdo kohë shkruhen vepra të mëdha. Po ca kohë janë fatlume, ca të tjera jo dhe aq. Para tre vjetësh po dëgjoja në një emision televiziv Norman Milerin, më të madhin shkrimtar klasik të gjallë amerikan. Ai e shikonte fundin e letërsisë amerikane në fundin e viteve 60 të shekullit të kaluar. Shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë ai cilësonte Heminguejn, Folknerin, Stainbekun. Pas tyre, Miler nuk shikonte ndonjë shkrimtar tjetër të atij kalibri. Romane shkruhen shumë, po kriteri i bestsellerit i ka sjellë letërsisë një humbje të madhe.
- Bestsellerët nuk kane vlerë të vërtetë?
Bestseller do të thotë romane që shiten më shumë. Po të hysh në mollët dhe farmacitë amerikane, pranë veshjeve dhe ushqimeve do të gjeni një mori romanesh, të gjitha bestseller. Shkrimtaret gra zënë vendin e parë. Ato janë më të lexuarat. Gazeta më e madhe amerikane, "The New York Times", shpall çdo javë bestseller. Ato i lexojnë me një frymë. Janë letërsi zbavitëse. Bëhen filma, që zënë 99% të prodhimeve kinematografike. Njeriu sikur rend të fitojë para, të sigurojë një shtëpi të mirë, të martohet e të rimartohet disa herë dhe, në atë ndërkohën kur e zë një molisje kotësie, i hedh sytë një libri që ka brenda horror, seks, dhunë gjer në fund, një grua të bukur që tradhton, një burrë superhero që jep jetën për një qytet apo për një shtet të pushtuar nga horra dhe kriminelë. Në këto romane ka vetëm intrigë policeske, si tek i famshmi "Kodi Da Vinçi". Në Shqipëri sapo është shpallur një bestseller me pohe e bujë. Ai çdo gjë mund të jetë, po roman nuk ma merr mendja. Por mos mendoni që këto libra nuk shkruhen seriozisht. Përkundrazi. Autorët e kësaj letërsie nuk dinë ku t'i vënë paratë, ata dalin në televizor dhe duan të të mbushin mendjen se letërsia është një histori e bukur, që duhet të intrigojë e të tërheqë vëmendjen.
- Ju nuk mendoni se letërsia është një histori e bukur?
Letërsia e vërtetë nuk vlerësohet nga historia e bukur, por nga teksti, shumëkuptimësia, gjuha, stili. Letërsia e bestsellerve është e rrafshtë, me një mundësi horizontale leximi, ndërsa letërsia e vërtetë shkon poshtë vertikalisht dhe zbulon habitshëm shumë mundësi leximi, sepse është e pasur me tekst përplot faceta diamanti, si të jetë pajisur me shqisë të shtatë, ditë të tetë të javës, dimension të pestë. Një roman të suksesit të madh, që "New York Times" e shpall bestsellerin më të famshëm, mund ta lexosh me një frymë, si një rrëfim linear, pa u ndalur te domethënia e shumë ngjarjeve, veçanësitë befasuese të gjuhës, origjinaliteti i stilit, sepse nuk ka gjëra të tilla. Këta bestseller kaq të bujshëm harrohen shpejt, janë si kometa në qiellin e letërsisë. Këtu fillon dhe keqkuptimi me lexuesit.
- Pse fillon pikërisht këtu?
Sepse këtu është vija ndarëse. Shkrimtari i vërtetë, që shpesh harrohet, është jashtë vijës së verdhë, ku s'ka lexues, ndërsa shkrimtari i bestsellerve është brenda vijës së verdhë, ku është lexuesi, suksesi, paraja. A mendoni se ai që ndjek këtë shije e që përbën 90% të njerëzve, do të lexonte Frederik Reshpjen, Luis Borgesin, Franc Kafkën, Xhejms Xhojsin apo Marsel Prustin? Natyrisht që jo. ǒduhet bërë? Asgjë. Ky është mallkimi. Hyn te sakrifica, te një faqe e sakrificës. Se sakrifica ka shumë faqe. Një nga ato është lexuesi, një tjetër mund të jetë lufta për bukën e gojës, një tjetër harresa, e kështu me radhë.
- Ju në ç’faqe jeni?
Te lufta për bukën e gojës. Shkruaj se nuk rri dot pa shkruar, po budallallëk është që shkruaj, se nuk kam si e justifikoj. Gazetat nuk paguajnë. Botuesit kërkojnë parà. Libri nuk blihet. Kur botoj një libër, heq diçka nga goja e fëmijëve. Po nuk bie në dëshpërim. Shkruaj. Është tejet e dhimbshme dhe e bukur të shkruash.T'ia thuash një njeriu që bën hesape, ai ta vë vizën; t'ia thuash gruas, për të fshehur mosbesimin e saj të madh, ajo të thotë mjaft, se u lodhe; t'ia thuash nënës, ajo të kopjon, shkruaj, bir, se kushedi ç’bën Perëndia; t'ua thuash fëmijëve, ata të thonë, babi, kot e ke, s'të lexojmë...
- Vërtet keni mendimin se nuk ju lexojnë?
Dy-tre, jo më shumë. I them me shaka ndonjë miku se ka ardhur koha të blejmë lexues.
- Do ta bënit?
E kam bërë. Gjeta nja dy njerëz të mirë që më lexojnë dhe nga kënaqësia paguaj kafet, ndonjë drekë. Ata më kuptojnë. Janë më të rëndësishëm se unë. Kjo kohë ka ardhur. Kam botuar në Prishtinë disa libra nga shtëpia botuese "Buzuku", po nuk besoj të kem lexues. Ndoshta kjo është dhe një shenjë e keqe, po dhe një shenjë e mirë, ku i dihet?!
- S'keni fituar asgjë nga letërsia?
Në kuptimin e fitimit kam humbur, kurse në atë shoqëror nuk ndihem vetëm. Kur shkoj te mjeku ai habitet, se nuk më gjen përqindje të lartë kolesteroli dhe ndonjë gjendje depresioni për t'u shqetësuar, prej të cilit vuajnë gjysma e amerikanëve. Shkrimi është terapi.
- Shkruani, po pse shkruani?
Për bukën e shpirtit. Shpirti im ka uri të përhershme. Kjo është ana figurative. Po ndoshta shkruaj nga mallkimi që duhet të shkruaj, ose ngaqë s'di të bëj gjë tjetër. Sot i mungojnë shumë gjëra një shkrimtari. Do thoni: çfarë? Habitati, për shembull, ai sikur s’është në kohën dhe vendin e vet. Nëse ka një njeri fare të tepërt, ai është, dora vetë. Koha, i mungon koha, sepse ai lufton për bukën e gojës. Harresa. Sepse ai s'ka lexues. Pushteti nuk merret me të. Sot është koha e interesit. Ç'interes mund të këtë për një shkrimtar të vetmuar, që s'është as deputet, as anëtar partie? Mjerë ai që është shkrimtar dhe kaq. Lum ai që është shkrimtar dhe kaq.
- Cila duhet besuar më tepër?
Të dyja. Për mendimin tim, i pari nuk thotë më se është shkrimtar, ngaqë i duket pak, ai ka me çfarë të shesë mend. Ndërsa i dyti s’e çan fare, ai është eremiti kokëkrisur i shtëpisë me qira.
- Ky eremit me çfarë merret?
Me zejen më të vjetër në botë, me fjalën. Dhe bën një punë dosido, sa për t'ia hedhur. Këtu në Amerikë shkrimtarët janë shumë të ditur, një pjesë e madhe profesorë universitetesh. Edhe ai, që unë e dua shumë, po që vdiq në një aksident automobilistik, i pirë tapë, ngaqë e donte shumë atë të shkretë gotë, Raymond Carver, ishte profesor universiteti. Ai mbahet si Çehovi i tregimit amerikan. I kam përkthyer disa tregime të mrekullueshme dhe kam ndier shijën e Heminguejt dhe Sarojanit. Treçerekun e kohës ia kam vjedhur Amerikës për të shkruar romane, tregime dhe poezi. Pse them kështu, sepse në Amerikë është shprehja: Time is money (koha është parà).Të gjithë nxitojnë për të fituar atë të nxirë parà, ndërsa unë primitivi shkruaj në metro, në punë, në shtëpi. Këtu ka një gazetë që s'lexohet, që i merr shkrimet të gatshme nga interneti dhe mbushet me reklama, ka gjithashtu një lidhje shkrimtarësh pa shkrimtarë dhe shumë kafene. Ka shkrimtarë të mëdhenj që unë s’i njoh. Shoqata pa fund me emra të konsumuar patriotikë, që u ka ngelur ora te viti ‘13. Po kjo s'ka asnjë rëndësi për mua, se ua kam pirë lëngun këtyre gjasme prej vërteti, që e kanë mbytur botën shqiptare. Ne kemi marrë me vete provincën dhe e kemi lëshuar në mes të Amerikës. Mungon vetëm ai huri proverbial te qoshku i kafenesë, ku lidhej gomari, ndërsa tani parkohet vetura e re që bie shumë në sy.
- Nuk keni botuar asgjë kohët e fundit?
Tani jam larg. Kur isha atje, atdheu ishte harresa, këtu është kujtesa, një atdhe i dyfishtë dhe në ëndrra. Kaq shumë e kemi dashur? Jo, kurrsesi. Ne këtej vuajmë nga sëmundja e mallit, një dreq malli që e sfilit dhe eremitin e shtëpisë me qira. E kemi për nder të botojmë në atdhe. Është si një lutje e shqiptuar. Si një amanet i përmbushur. Por, si për ironi, ndodh dhe komedia. Ne vëmë mënjanë paratë për qiranë, taksat e kripura e harxhet që s'dalin, si dhe për një libër. Sapo hyjmë në marrëdhënie me botuesin, ai shndërrohet në tregtar dhe ne në myshterinj. Sa kile? Më fal,sa kopje? 300. Kush do t'i tërheqë? Kam një mik që do të vijë t'i marrë. Po të vijë t'i marrë, ama, se nuk kam ku t'i mbajë. Libri ka dalë me shumë gabime shtypi, se disa botues nuk kanë më korrektorë e redaktorë (i kanë shkurtuar këto vende pune si të panevojshme). Në librari të thonë, kot e keni, e di ç’kohë ka ardhur, vazhdon librarja, bëhen pesë vetë, vënë nga 100 lekë dhe gjoja blejnë, librin e lexojnë njëri pas tjetrit, e kthejnë përsëri dhe tërheqin paratë.
Libri im i fundit me poezi "Bukë dhe verë" bën gjumë në një cep të shtëpisë së vjehrrës në Tiranë. Libraritë nuk e pranojnë, sepse poezia nuk u shitka më. Megjithë këto vështirësi, libra botohen me shumicë. Emra të rinj, që krahasohen me Borgesin, Heminguejn, Markesin. Parà emigracioni, mall i sëmurë emigracioni, që shndërrohet në libër dhe famë të rreme. Shtohen shtëpitë botuese njëra pas tjetrës, si kërpudhat pas shiut, të ushqyera me mallin e përvëluar të emigrantit, që i beson ëndërrës, thyen gurë, pastron plehrat andej, që të paguajë ëndërrën këtej. Mua më ka lënë dëshira për të botuar. Më duket një gjë pa kuptim. Në malin me botime asgjë nuk ndodh. Bashkë me librat e këqinj humbasin edhe librat e mirë. Një ditë, një i panjohur kishte ngjitur nëpër muret e Bulevardit të Madh një afishe, ku lajmëronte për një gjeni të ri shqiptar, që flinte në një papafingo ngjitur me Kullën Eifel dhe që ishte shpallur kandidat për çmimin Nobel. U morën ca gazetarë tri ditë me këtë fakt, pyetën, po s'morën përgjigje. Afishja u gris si çdo afishe dhe nuk ndodhi asgjë. Poetët mbushin nga një çantë me libra dhe i shesin nëpër kafene. Një ditë dikush tha: Po vjen ai. Kush, pyeti tjetri. Ai që i bën paratë libra, poeti, shiko mban gjë libra në duar? Po. E po shpejt t'ia mbathim, se ai t'i lë në dorë. Kjo është gjendja, duke lënë mënjanë pompën e panaireve dhe koktejlet për kryeveprën e radhës. Asnjë s’e çan, të gjithë duan të fitojnë dhe të gjithë duan të humbasin. Më mirë të mësohesh në mënyrën më spartane, të ndiesh kënaqësi nga shkrimi dhe të harrosh dhunshëm kënaqësinë e botimit. Sepse është e kotë. Kur më thonë letërsia e sotme shqiptare, shoh një kaos. Kaos. Por në këtë katrahurë rroposen e përdhosen ndoshta përgjithmonë libra të mirë dhe shumë të mirë. Amen! Çfarë presim? Është koha kur nuk ka më apostuj, se të gjithë janë bërë perëndi. Por unë kam besim, se besoj te lutja. Letërsia është Shën Llazari i fashuar. Ai vdes dhe ngjallet përsëri.
30 Qershor 2008