E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi i ambasadorit

SHBA janë të gatshme që, nëse për këtë paraqitet nevoja, të sulmojnë ushtarakisht Iranin, për ta parandaluar atë që të krijojë bombën bërthamore.

Deklarimet rreth asaj se cilat janë planet e sakta të Iranit ka kohë që trajtohen nga mediat ndërkombëtare, megjithëse asnjëra palë e përfshirë (as Irani, e as bashkësia ndërkombëtare) nuk heq dorë nga pohimet e veta. Përderisa Irani insiston se programi i tij është paqësor, SHBA (dhe shtet aleate) e akuzojnë të se po synon të krijojë armë bërthamore.

Ambasadori amerikan në Izrael, Dan Shapiro, ndërkaq, vetëm sa ngriti emocionet në një nivel edhe më të lartë me deklaratën, gjegjësisht me kërcënimin e tij, që ia drejtoi të enjten Iranit.

"Do të ishte e mirëseardhur nëse ky problem do të zgjidhet me rrugë diplomatike, dhe jo përmes një konflikti të armatosur. Por, kjo nuk do të thotë se opsioni i sulmit të armatosur nuk është në dispozicion. Është pikërisht e kundërta, nëse diplomacia nuk do të ketë sukses, ne jemi të gatshëm për sulm”, tha ambasadori Shapiro për radion ushtarake të Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›