E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor nuk luan në Rusi

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 23:00

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor i ka thënë Zenit St Petersburgut të mos paraqesin ofertë për të, sepse ai nuk dëshiron të luajë në Rusi.

Sulmuesi i Togos, i cili në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte i huazuar në Real Madrid, spekulohej se kërkohet nga kampioni i Rusisë, por tha për një radiostacion afrikan se nuk dëshiron të luajë atje.

“Dua të bëj të qartë se nuk ka gjasa që të shkoj në Zenit. Por, nuk kam asgjë kundër Rusisë madje kam një ish-të dashur, e cila vjen nga Rusia, por nuk e shoh veten duke luajtur futboll atje”, tha Adebayor për Boss FM.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›